E Diel, 1 Nëntor 2026

Rimbursimi i TVSH, në fuqi “Heshtja është miratim”

"Në këtë rast ka kuptimin se nëse brenda 1 muaji autorieteti tatimor nuk ka rimbursuar TVSH-në, sipërmarrësit i lind automatikisht e drejta për të mos derdhur taksat e tjera", u shpreh Kryeministri Berisha. 

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot, se "autoriteti tatimor është i detyruar të rimbursojë TVSH-në për sipërmarësit brenda 1 muaji, ose në të kundërt do të zbatohet parimi "Heshtja është miratim'". Gjatë mbledhjes së radhës së Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha u shpreh se "ky vendim merret në vijim të mbajtjes së premtimeve elektorale".
"TVSH do të rimbursohet brenda 1 muaji. 'Heshtja është miratim', në këtë rast ka kuptimin se nëse brenda 1 muaji autorieteti tatimor nuk ka rimbursuar TVSH-në, sipërmarrësit i lind automatikisht e drejta për të mos derdhur taksat e tjera", u shpreh Kryeministri Berisha.
Kreu i Qeverisë sqaroi se "sipërmarrësit do të plotësojnë formularin dhe do ta nisin atë, por nuk do të derdhin gjë derisa të arrihet shuma e TVSH-së".
"Ky ka qenë një premtim shumë i goditur dhe kjo i jep fund njëherë e mirë arbitraritetit të shtetit, i cili nuk ka qenë i ekzagjeruar, por ka ekzistuar dhe kjo nuk duhet të ndodhë", u shpreh Kryeministri Berisha.
Sipas tij, "me këtë standard të ri, Shqipëria vendos një parim shumë të ndershëm dhe lehtësues për biznesin".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›