Islami ne NEWS24: Koalicioni me LSI na nxirrte fitues
Sekretari për çështjet zgjedhore në PS, Kastriot Islami ka hequr nga supet përgjegjësinë e propozimit të sistemit aktual elektoral. Gjatë një interviste të dhënë në “5 Pyetje nga Babaramo”, që transmetohet të martën në mbrëmje në ‘News 24’, Islami u shpreh se kodi i ri Zgjedhor qe bazohet mbi sistemin proporcional rajonal nuk është thjesht një produkt i komisionit bipartizan PD-PS. Sipas tij Kodi ishte në rradhë të parë një vendim politik i partive të medha. Sekretari për cështjet zgjedhore në PS-së bashkëhartuesi i Kodit Zgjedhor Kastriot Islami i tha se ky kod ishte nje vendim politik që kaloi dhe u miratua në të gjithë forumet e larta të PS-së.
“Gjitkcka që është bërë për kodin ka kaluar në mbledhje të kryesisë, në mbledhje të Asamblesë Kombëtare dhe është miratuar nga 120 deputetë. Pra nëse ka personazhe kaq të fuqishëm që arrijnë të hipnotizojnë të gjithë forumet e vendit, kjo është shenjë force dhe unë do isha shumë i lumtur të kisha këtë mundësi".
Sipas Islamit Kodi i ri Zgjedhir nuk penalizon asnjë force politike por sipas tij krijon hapësira për t’u shfrytëzuar nga koalicionet në funksion të maksimalizimit të votës
“ Ky kod nuk favorizon asnjë nga partitë politike, asnjë nga koalicionet. Është një sistem zgjedhor që e kanë dhe vendet e tjera,sepse po të ishte kështu e majta nuk do të fitonte asjëherë në Spanjë.Është një kod që ka avantazhet dhe disavantazhet e tij por nuk favorizon asnjë forcë politike. Është e vërtetë që PS ka rreth 10 mijë vota më shumë se PD por ka rreth 0.7 % më pak si koalicion, pra ka 10 mijë vota më shumë si parti por ka rreth 20 mijë vota më pak si koalicion dhe kalkulimi është bërë koalicion- koalicion" -vazhdoi Islami.
Islami zbardh dhe skemen e ankimimeve që PS do të bëjë për zonat e Fierit, Beratit, Shkodrës, Paskuqanit dhe Tiranës për shkak të problemeve dhe parregullsive të vëna re. PS ka rezerva dhe thotë se ka deformime te rezultatit .
slami u shpreh se nëse PS-ja dhe LSI-ja do të kishin qenë bashkë në zgjedhjet e 28 qershorit, koalicioni do të kishte marrë dy deputetë më shumë se sa numri i deputetëve që kanë fituar të ndara.
"Marrëdhëniet mes PS-së dhe LSI-së nuk u përcaktuan nga sistemi elektoral. Nëse PS-ja dhe LSI-ja do të ishin bashkë në këto zgjedhje me këtë sistem, do të kishin fituar 2 deputetë më shumë. Nëse nuk ka një vullnet politik për të bashkëpunuar, nuk ka llogaritje që i bën fituese. Të gjitha sistemet funksionojnë në bazë të koalicioneve sa më të mëdha. Këto zgjedhje dhanë një mësim shumë të mirë për vullnetin politik".- deklaroi Islami ne emisionin "5 Pyetje nga Babaramo”.
(s.g/BalkanWeb)