Rimbursimi, sëmundjet që do të përfitojnë
02/06/2011 Qeveria miraton listën e re të 2011-s për barnat e rimbursimit, dozat që shtohen e zëvendësohen
Mjekimi për sytë, aneminë, diabetin, sëmundjet e zemrës, ato respiratore, pneumologjitë etj.
Detajohet lista e re e barnave të rimbursimit për 2011-n, prioritet i së cilës janë mjekimet për sëmundjet kronike, si ato të gjakut, të zemrës, diabetit, tumoret, syve, prostata, anemitë etj. Në mbledhjen e djeshme Këshilli i Ministrave ka miratuar përcaktimet e reja të kësaj liste, për të cilat brenda pak ditësh pritet të nisë shpërndarja e re sipas recetave mjekësore pranë farmacive që kanë kontratë me sigurimet shoqërore. Kjo listë është pasuruar me njëmbëdhjetë alternativa të reja, një pjesë e mirë të cilave shkojnë për trajtimin e sëmundjeve kronike, pasi janë përcaktuar doza më të larta sesa më parë për përfituesit e kësaj liste. Konkretisht një pjesë e mirë e medikamenteve të reja do të shkojë për mjekimin e anemisë tek të sëmurët me veshka, për diabetikët, të sëmurët e pneumologjisë, kardiologjisë, okulistikës etj. Në total lista e barnave të rimbursueshme përmban 420 barna nga 409 që ishte gjatë vitit të shkuar. Lidhur me këto ndryshime drejtoresha e Institutit të Sigurimeve Shëndetësore Elvana Hana ka deklaruar se duke iu referuar listës së përdorur deri tani, rritjes natyrale të sëmundshmërisë si dhe rritjes së vazhdueshme të ndjeshmërisë ndaj skemës, efekti financiar i kësaj liste pritet të shkojë në 7250 milionë lekë të reja deri në fund të vitit, pasi këtu do të përfshihet edhe rimbursimi i TVSH-së së vendosur për barnat, të cilin do ta mbulojë vete Instituti. “Instituti do të marrë përsipër edhe mbulimin e taksës me 10 për qind për barnat e rimbursueshme, duke mos cenuar në asnjë rast pacientët. Theksojmë se Instituti është i vendosur të intensifikojë kontrollet, duke bërë një monitorim të rreptë në të gjithë vendin, në mënyrë që të sigurojë qëndrueshmërinë e skemës dhe të minimizojë në maksimum abuzimet”, - ka pohuar Hana. Me konkretisht në listën e re janë zëvendësuar 13 alternativa barnash dhe janë shtuar 11 barna të reja, që janë kryesisht barnat dhe kombinimet e barnave ekzistuese me përdorim kryesisht në nefrologji (anemia në paciente me IRK) endokrinologji, pneumologji dhe kardiologji, okulistike, parazitologji, duke realizuar mundësi më të mira të mjekimit për sëmundjet respiratore, kardiake dhe ato të syve, diabetit etj.
Ndryshimet e bëra për listën e rimbursimit për vitin 2011
Ndryshimi i dozave për disa nga barnat e listës, të cilat përmirësojnë cilësinë shërbimit, ku përfshihen barna të tilla si:
- Ampicilline 1gr fl;
- Somatropine 8mcg(24UI),12mcg(36UI), 24mcg(72UI)pen;
- Beclomethasone100mcg/doze*200doza spry nasal;
- Ferrum hydroxide sucroze 100mg/5 ml iv amp.
- Beclomethasone + formoterol 100 mcg/6mcg*120 doza/inhalacion pompe;
Kombinimet e barnave Valsartan+amlodipine+hydrochlorthiazide(160+5+12.5) mg; (160+10+12.5) mg;(160+5+25) mg; pasi këto barna kanë kompliancë më të mirë dhe përdorim më të përshtatshëm për të sëmurë kronikë.
Alternativa mjekuese dhe kombinime të reja të barnave të listës.
Në këtë grup përfshihen barna të reja:
- Indicaterole maleate 150 dhe 300mg tabl, me përdorim në sëmundjet kronike respiratorë;
- Tobramycine 3mg/ml-5 ml Pika për sy,
-Tobramycine 0.3%-3.5 gr pomade për sy;
- Kombinimi Tobramycine+Dexamathasone (3mg+1mg)mg-3.5 gr Pomade per sy e (3mg+1mg)ml-.5 ml Pika për sy;
-Latanoprost 0.005%-2.5ml pika për sy, kombinimi Latanoprost+Timolol maleate (50mcg+6.83mg)-2.5 ml pika për sy ;
- Pyrantel embonate 125 mg, 250 mg tabl , 125mg/2.5ml-15 ml fl si antiparazitar;
Insulina Lispro 100UI/ml-3 ml së bashku me atë të kombinuar Insulin Lispro protamine 100UI/ml-3 ml ne raport 25/75 dhe 50/50 si një insuline e re për të plotësuar këtë grup.
Masa e rimbursimit
Masa e rimbursimit të barnave do të vijojë të jetë e përshkallëzuar nga 50 deri në 100 për qind të medikamentit, e kategorizuar kjo sipas shtresave që do të përfitojnë. Barnat e listës do të ofrohen falas për fëmijë 0-12 muajsh, invalidët e plotë, pensionistët, të verbrit dhe jetimët. Po ashtu të gjitha barnat falas do të shkojnë edhe për veteranët me sëmundje kronike dhe invalidët e luftës si dhe për një sërë personash të tjerë, si: për të sëmurët me tumore, transplant të veshkës, sklerozës multiple, talasemisë major. Ndërsa kategoritë e tjera do të përfitojnë rimbursim të pjesshëm në përqindje të ndryshme, por jo më pak se 50 për qind e medikamentit.