Rrembimi i gruas se bashkiakut, Dyshimi per kliniken mjekët në polici
02/06/2011 Katër pistat e hetimit nga rrëmbimi tek imagjinimi i shtatezanis. Policia: Shumë afër zgjidhjes. Serumi e fuoristrada pikat e hetimit
KAVAJË- Për gruan e kryebashkiakut të Kavajës duhej të ishte dita fatlume, kur do të sillte në jetë djalin, por u shndërrua në ankthin e vërtetë të jetës së saj. Versioni më i besueshëm mbetet ai që tre persona me kapuça e rrëmbyen pak para se të merrte taksi dhe nën tortura e presione fizike apo psikologjike e dërguan në klinikën, pak metra larg maternitetit të ri në kryeqytet, ku me anë të një serumi provokuan lindjen e parakohshme të të birit. Pas 6 orësh e çuan sërish afër shtëpisë dhe e lanë atje të gjakosur. Kreu i ri i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, u kthye menjëherë nga Italia, teksa një grup deputetësh të Partisë Socialiste me në krye Edi Ramën u nisën drejt shtëpisë, që ndodhet e rrethuar nga Forcat Speciale. Policia nisi hetimet dhe ndërkohë është përqendruar në katër pista. Mbrëmjen e vonë, grupi i ekspertëve mësyu në klinikën, për të shoqëruar në polici rreth 25 persona, ku mes tyre ndodheshin mjekë e dëshmitarë. Mbrëmë ajo u risoll në Tiranë për tiu nënshtruar ekzaminimeve mjekoligjore dhe kurave intensive, pasi ka humbur shumë gjak.
Versionet e ngjarjes
Nga burimet mësohet se historia ka ndodhur dy ditë më parë, rreth orës 19:20, në rrugën “Komuna e Parisit”, ku bashkëshortja shtatzënë e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Griselda Roshi, po pinte kafe me mikeshën e saj në një lokal. Pak çaste më vonë do të merrte taksi për tu kthyer në Kavajë, kur u rrëmbye nga 3 persona që ndodheshin në një fuoristradë me xhama të zinj. Gjatë rrugës e rrahën me tyta kallashnikovi, e kërcënuan dhe e çuan në një vend ku ndodheshin edhe gra, që dyshohet se ishin mami. Nga burimet familjare mësohet se në ato çaste Griselda humbi ndjenja dhe kur e mori veten, ajo mban mend ti jetë injektuar një serum dhe disa minuta më pas ka lindur. Hemorragjia i detyroi autorët tia ndërronin rrobat dhe pasi i mbajtën djalin, pas 6 orësh, në orën 3:45 të mëngjesit, me të njëjtën fuoristradë e hodhën nga makina, rreth 50 metra larg shtëpisë. Sakaq, një fakt shqetësues për policinë mbetet ai i dëshmive kontradiktore të së lënduarës, e cila fillimisht ka thënë se ndodhej në Tiranë për të takuar dajën, por ky moment mbetet i mjegullt. Më pas ajo i ka thënë policisë se do takonte shoqen.
Katër pistat
Teksa policia dhe prokuroria tregohet tepër e rezervuar për ngjarjen, burime tepër konfidenciale i thanë gazetës “Metropol” se grupi i ngritur i ekspertëve është drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes, motiveve si dhe prangosjes së autorëve. Rreth 25 persona, ku mes tyre punonjës të klinikës janë shoqëruar në polici. Hetimet janë përqendruar në pesë pista. E para është motivi i ndonjë marrëveshjeje ekonomike. E dyta është ndonjë konflikt personal. Pista e tretë është ajo politike, ndërsa e katërta është e kaluara e kryebashkiakut. Pista e pestë mbetet ende disi e dyshimtë, por që s ka të bëjë me rrëmbimin. U kryen veprimet e para hetimore, ku u mor deklarata e Griseldës, të shoqit, mikeshës që ndodhej me të dhe familjarëve të tjerë. Po verifikohen tabulatet telefonike të tyre dhe Griselda iu nënshtrua ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar llojin e ndërhyrjes, përbërjen e serumit të injektuar dhe nëse ka pasur apo jo shenja të tjera në organet e trupit.