Këngëtari Lushka qëllon me pistoletë, plagoset bashkëshortja
02/06/2011 Festë familjare
Pogradec – Kur atmosfera e një feste familjare kishte mbërritur në kulmin e saj, kryefamiljari, Avni Lushka, duke dashur t’i jepte edhe më shumë “zjarr” haresë që kishte përfshirë gjithë anëtarët e familjes, kishte qëlluar me armë në ajër, por befas kishte mbetur e plagosur bashkëshortja e tij. Plumbi e kishte qëlluar në qafë dhe gruaja e tij ishte rrëzuar përtokë pa ndjenja, pasi nga goditja e plumbit jeta e saj ishte rrezikuar seriozisht. Gjithkush prej të pranishmëve kishte mbetur i befasuar, pasi Lushka kishte qëlluar në ajër dhe nuk mund të ekzistonte mundësia e plagosjes së bashkëshortes së tij, por çudia kishte ndodhur. Plumbi pasi kishte goditur në muret e lokalit ku po festohej, kishte bërë rikoshetë duke u rrotulluar nëpër ajër dhe së fundi ishte kthyer sërish andej nga ku ishte nisur, duke lënë të plagosur bashkëshorten e Avni Lushkës, i cili njihet si një nga këngëtarët më të njohur të Pogradecit. Pas kësaj, e plagosura ishte çuar me urgjencë në sptalin ushtrak të Tiranës, ku aktualisht rezulton të jetë jashtë rrezikut për jeten. Burime të Drejtorisë së Policisë bënë të ditur se në dt. 1 01.06.2011, rreth orës 01:30 minuta të mesnates, filloi çështja penale në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit Avni Lushka, 44 vjeç, banues në lagjen nr. 3 të Pogradecit, pasi mesnatën e së mërkurës në një prej lokaleve në fshatin Tushemisht të Pogradecit, nën atmosferën e një festimi familjar, shtetasi i mësipërm kishte qëlluar me armë zjarri, pistoletë, të kalibrit 9 mm në ajër dhe nga rikoshetimi i plumbit ishte plagosur në pjesën e qafës bashkëshortja e tij, shtetesja L.Lushka, 42 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spitalin Ushtarak të Tiranës, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të këtij informacioni burime të policisë sqaruan se për këte ngjarje u kryhen veprimet hetimore proceduriale për veprat penale “plagosje e rëndë nga pakujdesia” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga nenet 91 dhe 278 te Kodit Penal. Ndërkaq materialet i kanë kaluar Prokurorisë Pogradec për hetime të mëtejshme.
Vepror Hasani