Rinas, arrestohet biznesmeni francez i kërkuar në Kroaci

Bruno Marchisio, francezi i arrestuar
Bruno Marchisio, kreu i kompanisë telefonike, në Shqipëri për biznes.
Marchisio dyshohet për falsifikim me 25 milionë dollarë.
Një biznesmen fran-cez, me detyrë drejtor dhe aksioner kryesor i një prej kompanive më të mëdha të telekomunikacionit të Zagreb të Kroacisë, është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme në Aeroportin e Rinasit. Burime nga Drejtoria Rajonale e Kufirit të Tiranës thanë se i arrestuari është 54-vjeçari Bruno Marchisio, nga Franca, i cili vinte nga Gjermania. Gjatë verifikimit të pasaportës së tij në sistemin TIMS e MEMEX ka rezultuar se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar që prej muajit maj të këtij viti nga Gjykata e Zagrebit, Kroaci. Sipas urdhër-kërkimit ndaj tij, Marchisio akuzohet për falsifikim dokumentesh zyrtare, që sipas ligjeve kroate, rrezikon të dënohet deri në 5 vjet burg, lidhur me një garanci për 25 milionë dollarë.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)