E Martë, 3 Nëntor 2026

Rindërtimi/ Rama: 996 apartamente në Spitallë, drejt përfundimit

Kryeministri, Edi Rama ka njoftuar se 996 apartamente në lagjen “Rilindja” në Spitallë ku do të strehohen qytetarët që humbën banesat nga tërmeti tragjik që tronditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit të vitit 2019 janë drejt përfundimit.

“Lagjja “Rilindja” në Spitallë drejt përfundimit me 996 apartamente”, shkruan Rama në Facebook ndërsa ka shpërndarë foto të apartamenteve.

Një ditë më parë, kryeministri Rama i shoqëruar nga kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako zhvilluan inspektime në lagjen “Rilindja” në Durrës.

996 apartamentet që do të strehojnë familje të prekura nga tërmeti në zonën e bashkisë së Durrësit po ndërtohen nga sipërmarrja prestigjioze e ndërtuesit të Portit të Ri Turistik të Durrësit, Mohamed Alabbar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›