E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Regjistrimi në shkolla/ Kërkesa të kufizuara për fëmijët që nuk e kanë mbushur moshën 6 vjeç

1 shtatori shënon afatin e fundit të regjistrimit të nxënësve në institucionet shkollore. 

Këtë vit ndryshe nga vitet e tjera  prindërve ju dha mundësia të regjistronin fëmijët e tyre në klasë të parë edhe nëse nuk e kishin mbushur moshën 6 vjeç, por kërkesat duket se kanë qenë të kufizuara.

Në shkollën 9 vjeçare “Dëshmorët e Lirisë“ një nga më të njohurat në Tiranë, rezultojnë vetëm  3 regjistrime për këtë kategori fëmijësh.

Edhe pse ashtu si çdo vit prindërit synuan shkollat popullore  e me traditë, regjistrimi online përmes portalit E- Albania e kufizoi mundësinë e tyre për të përzgjedhur. Tolerime këtë vit u bënë vetëm fazën e dytë ku u regjistruan fëmijë jashtë zonës, por vetëm në ato shkolla numri i nxënësve nuk ishte plotësuar.

Deri më tani në zyrën vendore arsimore të Tiranës rezultojnë të regjistruar  7138 nxënës në klasë të pare dhe 5471 nxënës në klasë të dhjetë.  

Gazetare Keti Toroveci

/ rtsh /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›