E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rindërtimi i 8-të konvikteve të Universitetit Bujqësor të ideuara nga arkitekti Winny Maas

Zona e konvikteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës është shndërruar në kantierin më të madh të transformimit pas dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit  2019.

Në kuadër të Programit të Rindërtimit, tetë godina të reja do të rindërtohen nga themelet për 2200 studentë, të cilët do të jetojnë në kushte optimale si edhe në konviktet në Europë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri në Universitetin Bujqësor, ku godinat që po ndërtohen janë të ideuara nga arkitekti i famshëm Winny Maas. “MIRËMËNGJES , dhe me kantierin e Universitetit Bujqësor, Tiranë, ku po ndërtohen 8 godina të reja të ideuara nga arkitekti i famshëm Winny Maas, për 2200 studentë, të cilët do të kenë një kampus me kushte optimale si në Europë, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Godinat do të jenë moderne, me standarde europiane, ku studentët do të kenë ambientet e ngrënies, ambientet e fjetjes, ambientet e studimit, e konceptuar si një qendër komunitare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›