E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fluks aplikimesh për kartat e identitetit

Qytetarëve të cilëve ju skadon karta e identitetit apo edhe pasaporta biometrike vazhdojnë aplikimet .Pranë zyrës përkatëse në qëndrën Adisa gjatë këtyre ditëve fluksi i aplikantëve varjon rreth 50-60 veta në ditë .Kjo pasi mbyllja e kufijve ka bërë që të mos këtë aplikime nga emigrantët . Personat që janë afër afatit të skadencës paraqiten pranë sportelit të aleat në qëndrën adisa duke respektuar distancën  fizike,thonë  përfaqësues të kësajë qëndre. Nga 1 korriku rezervimi në zyrat e Aleat bëhet online , kjo për të shmangur radhët dhe ngarkesën që mund të krijohet nëpër sportele .

“Aplikimet për karta identiteti dhe pasaporta kanë pasur një fluks të lartë .Pasi edhe 10 vjecari ka mbaruar .Qytetarët janë ndërgjegjësuar që nuk mund të marrin dot shërbime nëpërmjet portalit e-albania , dhe  në institucione të ndryshme .Kemi pasur rreth 60 aplikime në ditë .Sportelet e Aleat punojnë edhe të shtunën , ndaj personat që skanë mundësi të aplikojnë gjatë javës mund të paraqiten ditën e shtunë”, thotë arrtin Fino përgjegjës në qëndrën Adisa.

Persona të cilët ndodhen brenda ose jashtë vendit  dhe për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të bëjnë tërheqjen e kartës së identitetit , kanë afat 1 vit për ta marrë atë .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›