Rindërtimi i urës së Tapizës, Balluku: Do të ndërtohet dhe të përmbush të gjitha kushtet e sigurisë rrugore!

Ditën e sotme ka nisur puna për ndërtimin e urës së re të Tapizës, e cila mori goditje të forta nga tërmeti i 26 nëntorit. Për shkak të punimeve është bërë devijimi i qarkullimit të automjeteve. “Ura e Tapizës është përfshirë në projektin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Para tërmetit, kemi nisur një skanim të të gjithë urave në Shqipëri pasi janë të ndërtuara rreth viteve 70 dhe kanë një kohë përdorimi mbi 50 vite. Ka pasur herë pas herë riparime, por jo të thella. Kemi nxjerrë pasaportat për cdo urë duke krijuar një dosje për secilën dhe duke kuptuar prioritetet që kemi”, u shpreh gjatë inspektimit të punimeve Ministrja e infrastruktures dhe energjise Belinda Balluku.
Ura e re e cila do të ndërtohet do të përmbush të gjitha kushtet e sigurisë rrugore tha ndër të tjera Drejtori Autoritetit Rrugor Shqiptar , Ergys Verdho.“Jemi marrë me devijimin e trafikut, me konsultimet me policinë e shtetit dhe të qarkullimit rrugor për devijim. U morëm sme sigurinë rrugore dhe sinjalistikën e bypass dhe tani nisi prishja e urës së vjetër 50 vjeçare, dhe nga goditjet e tërmetit i pati lëkundjet e veta. Do përfitojmë një urë të re me 3 hapësira drite nga 40 metra, me 13.2 gjerësi në maksimum, kemi 7.5 karrexhatë të asfaltuar, 1.5 bankina të asfaltuara dhe 1.35 të dy anët e urës do kemi trotuarët e saj.”
Ndërsa ministrja Balluku theksoi se bypassi do të shërbejë për mos krijuar bllokime të trafikut ndërsa do të jetë krejtësisht funksional deri më 30 shtator 2021.
Sipas Ballukut për rindërtimin e urës së Tapizës është vënë një fond prej 1.5 milionë dollarësh për 10 muaj.