Rindërtimi në Shijak, Arbana: Në gusht të gjithë banorët do të hyjnë në banesat e reja

Procesi i rindërtimit, pritet të përfundojë krejtësisht verën e këtij viti në bashkinë e Shijakut. Kreu i kësaj bashkie, Elton Arbana, në një intervistë për RTSH-në, se 4000 mijë banorë do të kenë shtëpinë e re.
Sipas kryebashkiakut, Arbana, qeveria ka rimbursuar 135 familje në vlerë monetare, pasi sipërfaqja e pronës së tyre ishte më e vogël, sesa parashikimet ligjore.
Shijaku, që fatmirësisht nuk pati viktima nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, pati dëmet më të mëdha për numër banorësh. Ndërkaq janë rindërtuar të gjitha shkollat dhe kopshtet e qytetit.