E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjirokastër, banorët e fshatit Tranoshisht përballen me probleme

Prej vitesh banorët e fshatit Tranoshisht në njësinë administrative Antigone, përballen me probleme. Mungesa e ujit te pijshëm dhe shkëputjet e herëpashershme të energjisë elektrike i vështirësojnë banorët në jetën e tyre të përditshme. Një tjetër problem me të cilin ata përballen, është mungesa e ujit për vaditjet e tokave bujqësore, problem ky, për shkak të së cilit ata nuk munden të mbjellin tokat e tyre. “Kemi problem me ujitjen e tokave bujqësore. Tokat tona janë shumë të thata dhe kjo e bënë të vështirë, mbjelljen e kulturave në to. Pa ujë është vështirë normalisht, ne kërkojmë të merren masa për këtë problem”, thotë një banor.

 “Për ujë të pijshëm kemi shumë problem, ujin e marrim nëpër burime. Pa ujë nuk jetohet, është shumë e vështirë. Edhe me dritat kami probleme, sa herë bie shi na shkëputen dritat dhe na prishen gjerat nëpër frigorifere”, thotë një tjetër banor.
 Bashkia e Gjirokastrës ndërkaq ka bërë disa investime në njësinë administrative Antigone për të përmirësuar jetesën e banorëve të saj gjatë vitit 2020.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›