E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bashkia Gjirokastër, masa për shmangien e problematikave nga gricat

Me ujlen e temperaturave në Gjirokastër në disa lagje janë krijuar problematika të vogla me ngricat . Në lagjet e sipërme si Dunavat Manalat, Cfakë dhe disa njësi administrative .Ngricat kanë krijuar probleme në qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve .Situata siç thonë edhe vet banorët nuk është si vitet e kaluara ku rrugët e kalldrëmta ktheheshin në pista patinazhi .Kjo pasi bashkia ka ndërhyrë në stabilizimin e kanalizimeve të ujrave të bardha dhe të zeza.

Banorët shprehen se: “ Ngricat janë të frikshme sepse mund të pësojmë dëmtime . Duhen marrë masa pasi më rrezik përbëjnë për të moshuarit dhe fëmijët .”

Përveç ndërhyrjeve në infrastrukturë drejtoria e shërbimeve publike ka siguruar sasinë e 20 tonë kripë për mbarëvajtjen e rrugëve të brendshme .

Segmente të ndryshme në lagjet e sipërme të qytetit ku gjatë viteve të kaluara tubacionet e dëmtuara të ujit që shkaktonin ngrica në rrugë , janë eleminuar nga kjo drejtori . Banorët përveç pamundësisë për të kaluar rrezikonin edhe jetën ,pasi rastet në spital me dëmtime të gjymtyrëve ishin të shumtë .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›