E Diel, 1 Nëntor 2026

Ringritja e estradës nuk njihet si praktikë demokratike

Shalsi: Parlamenti, qeveria, vetë Kryeministri, janë një estradë më vete

Pas deklaratave të Kryeministrit lidhur me estradën, ka reaguar edhe deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi.

Sipas tij, ndërkohë që shqiptarët kanë 1001 halle dhe presin përgjigje për krizën e shumëfishtë që ka pllakosur këtë vend, zoti Sali tallet dhe bën gallatë duke premtuar ringritjen e teatrit të estradës së shtetit. “Një praktikë që nuk ekziston në asnjë vend demokratik. Nuk bëhet humor me paratë e shtetit, ashtu si kundër bëri në kohën e komunizmit e aq më pak ky vend ka nevojë për një teatër estradë shteti, sepse Parlamenti, qeveria, vetë Kryeministri, janë një estradë më vete”, deklaroi Shalsi. Sipas tij, ky vend ka nevojë për një mazhorancë serioze, që të mendojë për luftën kundër papunësisë dhe ekonominë në përgjithësi.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›