Belgjika, drejt ndalimit të përdorimit të shamisë nga myslimanët
Belgjika dje ka nisur një fushatë për rrallimin e përdorimit të shamisë së kokës nga myslimanet. Parlamenti federal ka votuar në mënyrë unanime për të ndaluar pjesërisht ose tërësisht mbulimin e fytyrave në vende publike. Kjo lëvizje vjen ndërsa në vendet fqinje si Franca apo Holanda vazhdojnë që të thellojnë idenë për vendime të tilla. Vota për këtë ndalesë ka qenë unanime dhe ka bërë bashkë thuajse të gjitha partitë politike në vend, por edhe grupet e ndryshme etnike. Sipas ligjit, ata që do të veshin një shami kokë e këmbë mund të gjobiten, ose të burgosen. Bëhet fjalë për një ndalim të të gjitha llojeve të mbulimeve të fytyrës dhe trupit. Në Belgjikë jetojnë rreth 500 mijë myslimanë kryesisht në Bruksel dhe Antverp. Megjithatë janë shumë të pakta gratë që e mbulojnë gjithë trupin me shami. Vota e djeshme i hap rrugën ndalimit të parë mbarëkombëtar të shamisë në Europë, ndërkohë që aktualisht autoritetet lokale kanë leje që të ndalojnë veshjen e saj në vende të caktuara.
#