E Diel, 1 Nëntor 2026

Rinia Aktive: Nuk do lejojmë importin e plehrave

TIRANË- Rinia Aktive kundër importit të plehrave, deklaron ndërmarrjen e veprimeve konkrete për të ndaluar hyrjen e mbetjeve të ndryshme në Shqipëri, me mbështetjen e qytetarëve.

Kjo lëvizje gjithashtu mbështet realizimin e një referendumi mbarë popullor për amendimin e ligjit të sapo miratuar në parlament, që lejon importin e një kategorie mbetjesh, të cilësuara të parrezikshme.

“Ne si kuvend civil, por duke u bashkuar me të gjithë qytetarët do jemi para të gjitha porteve dhe doganave ku nuk do lejojmë futjen e asnjë kamioni me plehra në Republikën e Shqipërisë. Ne po bëjmë gati të gjithë dekumentacionin përkatës për referendumin kombëtar!”, u shpreh përfaqësuesi i kësaj lëvizje.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›