Po, mos u habit! Një lopë u shit 1,2milion dollarë!
OTAVA - Shuma prej 1,2 milionë dollarësh mund të shërbejë për të blerë edhe fabrika, por për tregtarët e qumështit në Kanada nuk është kushedi çfarë lajmi se
dikush e ka paguar një lopë me këtë shumë marramendëse parash.
Përgjigjja pse fermerët kanadezë janë gati të paguajnë një shumë kaq të madhe parash për një lopë është paksa komplekse, por edhe e thjeshtë.
Kjo lopë e racës ''Holstein'' është rritur në një fermë në Kanada, shtet i njohur për prodhimin e qumështit, ndërsa sekreti i lopës është se ajo mund të prodhojë në ditë deri në 70 litra qumësht.
Nëse kemi parasysh se gjatë ndërzimit me një dem të racës së njëjtë ekziston mundësia që lopa të trashëgojë gjenet e qumështit tek viçi i saj, atëherë llogaritet lehtë rëndësia e këtij investimi milionësh.
(e.m/MIA/BalkanWeb)