E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Mbetjet, tani problem i qytetarëve

TIRANË- Presidenti i Republikës Bamir Topi shprehet se kthimi i ligjit për importimin e mbetjeve ishte një e drejtë kushtetuese ndërsa theksoi se për këtë projekt pati edhe një ndjeshmëri të lartë qytetare. Sic tha ai, mbetjet nuk janë më çështje e politikës por e qytetarëve.

Në një takim me nxënës të shkollave 9-vjecare nga qytete të ndryshme të vendit, të shoqëruar edhe nga Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadori Eugen Wollfarth Topi shprehu keqardhjen për fjalorin aspak qytetar të përdorur nga politika.

“Unë nuk dëshiroj që ta ngarkoj këtë mjedis pikërisht me atë që është e ngarkuar sot mbarë shoqëria, me mungesën e komunikimit, me fjalorin e panevojshëm për të dalë në publik. Në rast se dëshirojmë të flasim në mënyrë jo qytetare, le ta konsumojmë në ambiente të mbyllura dhe kurrsesi nuk duhet të dalë për të helmuar, për të intoksikuar shoqërinë, në radhë të parë brezin e ri, i cili ka nevojë vërtet që të studiojë i qetë, të studiojë modelet më të mira, atë që sot është praktikë e komunikimit evropian dhe të mendojë për të ardhmen”, theksoi Topi.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Mbetjet, Rama: Nesër do jetë shumë vonë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›