Gjirokastër, kapet me heroinë, arrestohet 30-vjeçari
Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi u kap me 2 doza heroinë të cilat do t`I tregëtonte në këtë qytet
Burime nga policia bëjnë me dije se 30-vjeçari Mirel Cinga, heroinën e kishte siguruar në fshatin Lazarat dhe ishte në pritje të klienteve të tij për ta shitur.
Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personit i cili e furnizonte 30-vjeçarin Cinga me heroinë.
Sipas policisë së Gjirokastrës ndalimi i 30-vjeçarit u bë i mundur pas kontrolleve që policia ka ndërmarrë me qëllim ndalimin dhe shoqërimin e të gjithë atyre personave të cilët ky komisariat i konsideron kontigjent për një seri vjedhjesh.