Rinis numërimi në njësinë numër 10, KZAZ-në 54

Rinis numërimi në njësinë numer 10, në KZAZ-në numër 54, ndërsa procesi i votimit është ndërprere në orën 03.00 të mëngjesit nga komisionerët e Partisë Socialiste.
Pas një konfrontimi mes palëve rivale, procesi ka rifilluar rreth orës 19.30, ndërsa vetëm 19 kuti janë numëruar dhe priten të numërohen dhe gjashtë kuti.
Në një lidhje të drejtëpërdrejt për “Ora News”, këtë lajm e konfirmoi dhe deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili iu drejtua Partisë Socialiste, si përgjegjëse e këtij ngerçi.