Kodheli: Fitorja me PS, respektoni ligjin, numëroni votat

Deputetja e Partisë Socialite, në një deklaratë për shtyp nga selia rozë, bën thirrje sërish kundrejt komisionerëve të cilët të vijiojnë punën, sikurse lëshoi akuzë kundrejt kryeministrit Berisha, për të qëndruar larg kutive të votimit. Kodheli theksoi se në respekt të ligjit, kodit zgjedhor dhe transparencës, ky proces duhet të vijojë normalitetin.
“Dua të falenderoj të gjithë komisionerët e PS që po vazhdojnë punën përtej lodhjes dhe i mbështesim të vazhdojnë punën deri në numërimin e votës së fundit të shqiptarëve. Më lejoni që nëpërmjet kësaj dalje ta paralajmëroj Sali Berishën meqënëse nata po bie të rrijë larg qendrave të votimit dhe të repektojë ligjin, kodin zgjedhor dhe transparencës që duhet të ketë procesi zgjedhor, i cili nuk ka qënë pa probleme”, deklaroi Mimi Kodheli.
Me nota optimiste, Kodheli e vuri theksin tek fitorja e thelle e Partisë Socialiste, sikunder është në pritje për rezultate, për të marre verdiktin përfundimtar.