E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinis sot dialogu Prishtine-Beograd

Sot vazhdon ne Bruksel dialogu mes delegacioneve te Kosoves dhe Serbise. Ne rend dite jane energjia elektrike dhe kthimi i dokumentacionit kosovar nga Serbia ne Kosove.

Ne takimin e dyte mes delegacioneve te Kosoves dhe Serbise i cili do te zgjate nje dite dhe serish do te mbahet ne Bruksel me ndermjetesimin e perfaqesuesit te te ngarkuares se BE-se per politike te Jashtme Robert Cooper do te trajtohen disa ceshtje furnizimi me energji elektrike librat e regjistrimit civil kadastrat dhe doganat. Udheheqesja e delegacionit kosovar Edita Tahiri pohon se pala kosovare do te kerkoje te hapet edhe ceshtja e targave te automjeteve.

Serbia nuk i pranon vulat e shtetit te Kosoves dhe per kete shkak ekziston nje asimetri shume e madhe ne raportet tregtare mes ketyre dy vendeve. Probleme te medha ka dhe me ceshtjet tjera. Udheheqesi i delegacionit serb Borislav Stefanoviq tha se Serbia nuk do tia dorezoje Kosoves librat origjinale te regjistrimit civil me shpjegimin se keshtu do te hiqte dore nga sovraniteti serb mbi Kosoven. Ai theksoi se pala serbe me Prishtinen nuk do te nenshkruaje asnje marreveshje qe ka elemente shtetesie pasi qe keshtu do te njihte pavaresine e Kosoves.

Ekipi negociator serb nuk po shkon ne Bruksel per ti hapur rrugen pavaresise se Kosoves theksoi Stefanoviq duke shtuar se per zgjidhjen e problemeve konkrete nuk ka afate te caktuara kohore sic ka kerkuar pala kosovare. Sa i perket furnizimit me energji elektrike Stefanoviq deklaroi per mediat serbe se qellimi i marreveshjes eshte qe ti behet e mundshme Elektro-ekonomise se Serbise te funksionoje ne territorin e Kosoves. Ai eshte i bindur se ne nje faze te mevonshme do te hapet edhe ceshtja e veriut te Kosoves.

Edita Tahiri pohon se BE-ja ka kerkuar qe dialogu teknik te jete konstruktiv dhe te arrihen rezultate konkrete dhe se do te shikoje me vemendje se kush nuk po u permbahet ketyre kerksave. Prishtina shpreson qe Kosova do te perfitoje nga ky dialog jo vetem sa i perket zgjidhjes se ceshtjeve konkrete por edhe liberalizimit te vizave dhe mundesise se nenshkrimit te Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit mes Kosoves dhe BE. Edhe ministri i Jashtem i Kosoves Enver Hoxhaj pret qe Kosova te perfitoje ne disa lemi. Dialogu nuk duhet ti sherbeje Kosoves vetem per zgjidhjen e ceshtjeve teknike dhe noramlizimin e raporteve me Serbine por duhet te ndihmoje edhe afrimin e Kosoves me Bashkimin Evropian pohon Hoxhaj.

Ne anen tjeter pala serbe pret qe deri ne fund te vitit te hapet rruga per fillimin e negociatave per antaresim. Ndersa per takimin e dites se hene pret qe me se shumti rezultate te arrihen sa i perket furnizimit me energji elektrike por edhe ketu Stefanoviq flet vetem per furnizimin me te mire te serbeve dhe jo te gjithe qytetareve te Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›