E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinisin bashkëpunimin

Aktorja, Penelope Cruz, ka konfirmuar se së shpejti do të rinisë bashkëpunimin me (kult)regjisorin e saj të preferuar, Pedro Almodovar.

Almodovar do të xhirojë një film me aktoren Cruz, të cilën disa herë ka thënë se e ka muzë.

Filmi do të mbaj emrin "Los Amantes Pasajeros" (Dashnorë për Shkurtazi), dhe do të trajtojë romancën që një çift e përjeton gjatë verës, derisa po udhëtonte në aeroplan.

Gjatë dy dekadave të fundit Cruz dhe Almodovar kanë bashkëpunuar në katër filma: “Mishi i Gjallë”, “Gjithçka Rreth Nënës Time”, “Përqafimet e Ndërprera” dhe “Kthimi” – për të cilin Cruz ishte e nominuar për çmimin Oscar.

Aktorja e bukur spanjolle së shpejti do të aktrojë dhe në filmin e ri të regjisorit Ridley Scott, së bashku me bashkëshortin e saj Javier Bardem.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›