E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinovon Tiago Silva, ikën Ibrahimoviç

Tiago Silva qëndron te Milani, Zlatan Ibrahimoviç bën gati valixhet. Mbrojtësi brazilian ka rinovuar kontratën deri në  vitin 2017, duke braktisur kështu përfundimisht idenë e transferimit të tij te PSG-ja. Nga kontrata e re me kuqezinjtë, mbrojtësi brazilian do të përfitojë 6 milionë euro në sezon, plus bonuse. Tiago Silva shndërrohet kështu në futbollistin e dytë më të paguar te Milani pas Ibrahimoviçit. Ndërkaq e ardhmja e suedezit është shndërruar në një udhëtim odise. Në fillim  deklaronte dashurinë e tij për ngjyrat kuqezi, më pas shprehej i gatshëm për t’u larguar nga Milani me valixhe në dorë. Ka qenë sërish menaxheri i tij, Mino Raiola, që përballë mikrofonave të “Sky Sport” u ka rënë sirenave të alarmit: “Qëndrimi i Ibrahimoviçit te Milani nuk është i sigurt. Ka shumë shanse që ai të largohet nga Milani. Tani gjithçka varet nga klubi…”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›