Fabregas imiton Kasijas,puth të dashurën pas finales
KIEV-Puthja spanjolle më e komentuar deri më sot ishte ajo mes portierit Iker Kasijas dhe të dashurës së tij gazetare Sara Karbonero, në fund të vitit 2010. Por, të dielën në mbrëmje Çesk Fabregas duket se e ka imituar mjaft mirë kapitenin e tij, teksa paparacët e kanë kapur në pankinë duke shkëmbyer puthje e ledhatime me të dashurën e tij. Në fakt, gjithçka ka qenë e merituar për mesfushorin e Barcelonës, autor i një paraqitjeje mjaft të mirë në Europian.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)