E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rio Ferdinand: Kam luajtur i dehur. Kur isha i ri kalova nga

Duke folur për “The Mo Gilligan Podcast”, Rio Ferdinand tregoi një pjesë interesante në lidhje me karrierën e tij si lojtar. Ish-mbrojtësi pranoi se në kohën e tij te Ëest Ham ai madje luante i dehur: “Kur isha i ri, isha i çmendur, mund të kaloja ditën duke pirë, madje pija dhjetë birrë dhe pastaj të kaloja në vodka”.

Ndeshja për të cilën ai referon është ajo kundër Arsenalit në sezonin 1996/97:  “Unë kisha konsumuar tre pije alkolike, shoqëruar me Coca-Cola dhe isha në dhomën e zhveshjes. Një njeri i shërbimit më thotë të vishem, se më kishin thirrur. Ende kisha një gotë. në dorë”, thotë Ferdinand, në atë kohë në një moshë shumë të re.

 “Isha në stol dhe thoja me vete: të lutem, mos më lejo të futem në lojë. Nuk mund ta bëj. Më pas u futa në lojë”. Rio Ferdinand u aktivizua në vend të Slaven Bilic në minutën e 87-të, në humbjen 2-0.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›