E Enjte, 5 Nëntor 2026

Investimet në rrugët rurale në Tepelenë .

Zhvillimi I turizmit në vitet e fundit në qytetin e Tepelenës dhe rritja  ndjeshëm e këtij sektori edhe në zonat rurale mbeten një shtysë për investimet  në këtë drejtim .Kreu I bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi bën me dije  projektet  e  rëndësishme për vitin 2021  ,  ku janë të përfshira disa akse rurale  por njëherazi janë nyje lidhëse me qytetet e tjera cka I jep akses  zhvillimit të turizmit e ekonomik të zonave.

Pas ndërtimit të bypass-it jugor aksi Tepelenë – Sinanaj – Vlorë është një tjetër pikë e rëndësishme rrugore  nyje lidhëse me bregdetin . Janë disa rrugë rurale si ajo Ura e Ali Pashës – Dragot  , ndërtimi I rrugës  të fshatit Kodër , rehabilitimi I  aksit rurale Bëcisht , aksi Mezhgoran – Lekël etj . Nga ana tjetër bëhet fjalë edhe për  ndërtimin  e  tre ujësjellësave për fshatrat   Peshtan , Nivicë dhe  Mamaj .

Në  qytetin e Tepelenës janë parashikuar ndërhyrjet në lagjet e sipërme ku janë projektuar ndërtimet e sheshpushimeve dhe rehabilitimi I pallateve të vjetra.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›