E Diel, 1 Nëntor 2026

Peqin, vetëvritet me armë zjarri një 70 vjeçar

PEQIN- Një 70- vjeçar është vetëqëlluar në kushte depresive pasditen e së dielës, ndërsa Policia vazhdon hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat e vetëvrasjes.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bishqem-Peqin, ku shtetasi Ramazan Haka, 70 vjeç është gjetur nga bashkëshortja e tij, në njërën nga ambientet e shtëpisë, i qëlluar me armë gjuetie në kokë.

Haka është dërguar menjëherë nga familjarët në Spitalin Kirurgjik Elbasan, për të marrë ndihmën mjekësore, por megjithë ndërhyrjen e mjekëve, ai ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor i cili u dërgua në vendin e ngjarjes po punon për të përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa paraprakisht mendohet se 70-vjeçari është vetëqëlluar në kushte depresive, me armën e tij që e dispononte me leje.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›