Levizja Vetevendosje vazhdon protestat
Ne Kosove levizja Vetevendosje edhe sot u hodh ne protesta duke synuar te bllokoje vendkalimet kufitare me Serbine per te mos lejuar hyrjen e mallrave te saj ne Kosove. Policia ka ndaluar protestuesit disa kilometra larg vendkalimeve kufitare ne Merdare ne veri te Prishtines dhe Dheu i bardhe ne lindje te Kosoves.
Me moton Serbia nuk kalon protestuesit bene thirrje per vendosjen e masave te ndersjella politike ekonomike e tregtare me Serbine. Ndryshe nga 14 janari pjesemarrja ishte me e madhe mirepo deri tash nuk ka pasur ndonje incident.
Nje jave me pare mbi 50 persona u lenduan ndersa 15 veta u arrestuan gjate nderhyrjes se policise per te shperndare protestat e levizjes Vetevendosje e cila akuzoi qeverine per moszbatim te vendimeve te Parlamentit dhe per dhune ndaj protestuesve shqetesime qe ishin ngritur edhe nga organizatat humanitare.
Autoritetet u zotuan se do te hetojne cdo rast te mundshem te perdorimit te forces se tepruar. Autoritetet thane sot se do te veprojne ne pajtim me ligjet dhe nuk do te lejohet bllokimi i vendkalimeve kufitare e as pengimi i levizjes se lire.
Kryetari i levizjes Vetevendosje Albin Kurti tha se protestat e sotme jane ne funksion te mbrojtjes se Republikes se Kosoves dhe prodhimit vendas dhe se ato do te vazhdojne per te nxitur zbatimin e masave te ndersjella me Serbine.
Policia eshte dashur te na lejoje neve rrugetimin e metutjeshem deri ne afersi te pikes ne Merdare dhe qellimi yne nuk eshte qe ti bllokojme qytetaret por ta pengojme Serbine tha zoti Kurti.
Levizja Vetevendosje nuk ndryshoi qendrimin e saj pavaresisht se te premten Parlamenti i Kosoves miratoi nje mocion me te cilin u shfuqizua mocioni i 7 dhjetorit qe detyronte qeverine te zbatoje reciprocitet te plote me Serbine.
Protesta e sotme po ndiqet nga perfaqesues te Keshillit per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut Avokatit te popullit dhe disa organizatave tjera humanitare.
Ish shefi i misionit verifikues te OSBE-se ne Kosove ambasadori William Walker po ndjek protestat per te pare nga afer sic tha zhvillimin e tyre posacerisht pas perleshjeve te nje jave me pare. Ai tha se perderisa protesta eshte paqesore nuk duhet te kete arsye per ta kundershtuar ate.
Qeveria i quan protestat e panevojshme
Qeveria Kosoves nepermjet nje komunikate ka theksuar se e drejta per proteste eshte e garantuar me Kushtetuten dhe ligjet e Kosoves dhe kjo e drejte nuk do te vihet asnje here ne pikepyetje mirepo nje gje e tille nuk mund te keqperdoret nga askush dhe per asnje qellim.
Qeveria e cileson protesten e sotme te krejtesisht te panevojshme dhe ne kundershtim me vendimet e Parlamentit te Kosoves e cila sic thuhet ka shkaktuar veshtiresi ne levizjen e lire te qytetareve dhe mallrave mirepo policia e Kosoves eshte perkujdesur qe liria e levizjes te jete e garantuar dhe qe rruget te mos bllokohen. Qeveria ne komunikate shpreh sic thuhet konsideraten e saj te larte per qytetaret e Kosoves te cilet jane distancuar nga veprimet e tilla te panevojshme politike te nxitura nga Levizja Vetevendosje te cilat ne menyre serioze e demtojne imazhin e shtetit tone.
Qeveria e Kosoves siguron te gjithe qytetaret e saj se eshte shume e pergjegjshme ne respektimin e vendimeve te Parlamentit te Kosoves te cilat jane ne perputhje me aspiratat per integrime euro-atlantike. Prandaj protestat politike te Levizjes Vetevendosje nuk do te mund te lekundin themelet e shtetit demokratik i cili eshte i percaktuar per fqinjesi te mire per ekonomi te tregut te lire dhe per integrime euro-atlantike thuhet ne reagimin e qeverise se Kosoves.
Nderkaq nje pjese e partive opozitare i kane bere thirrje Vetevendosjes per protesta te qeta ndersa policise te tregohet e permbajtur per te shmangur pervojen e 14 janarit.