Riparimi i defekteve, CEZ: Mungesë energjie në disa zona të vendit
Tiranë- Kompania energjitike CEZ Shpërndarje ka njoftuar sot se sërish në disa zona të vendit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të disa defekteve të pa parashikuara.
Kështu, nuk do të ketë energji në Durrës, komuna Sukth, Hidrovori e Porto Romano, komunat Spitall, Kënetë. Gjithashtu ndërprerje do të ketë edhe sërish në pompat e ujësjellësit në Rubik e Tiranë.
Sipas njoftimit të CEZ-it, puna për riparimin e defekteve do të varjojë nga ora 09:00-15:00 dhe deri në këtë orar do të ketë ndërprerje të vazhdueshme.
Për shkak të remonteve edhe një ditë më parë pati ndërprerje energjie tek Mali i Robit, komunat Radë, Manzë Radë, Hamallaj. Gjithashtu i njëjti problem ishte edhe në bashkitë Rubik, Rrëshen, Patos dhe komuna Bradashesh në Elbasan.