E Diel, 1 Nëntor 2026

Leçaj në KLD, emërimi i tij kalon vetëm me votat e mazhorancës tek Ligjet

majkoTiranë- Kandidatura e PD-së për vendin vakant në KLD është miratar pasditen e sotme vetëm me votat e mazhorancës në Komisionin e Ligjeve, pasi opozita ka qenë kundër Lulëzim Leçajt.

Pas prezantimit të tij deputeti socialist Pandeli Majko u shpreh se ai nuk i plotëson kriteret që duhet të ketë një anëtar KLD-je, prandaj sipas tij opozita do të votojë kundër.

Por kreu i Ligjeve Ilir Rusmaili deklaroi se Leçaj ka 15 vjet eksperiencë pune dhe i plotëson të gjitha kushtet. Emërimi i tij do të vijë për të zëvendësuar Lefterije Lleshin, e cila u emërua kryetare e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Ndërkohë një ditë më parë mbledhja përfundoi me debate të ashpra mes Majkos dhe Rusmaliit, ku po diskutoheshin dekretet e Presidentit Nishani për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Të dy kanë fyer njëri-tjetrin, ndërsa situata ka degjeneruar deri në përdorimin e fjalëve banale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›