E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bombat në Boston, çeçeni: Vepruam vetëm në emër të Islamit

BOSTON-“Nuk ka asnjë grup terrorist ndërkombëtar pas sulmeve në maratonën e Bostonit”, Kështu bëri të ditur nga spitali ku është shtruar prej plagëve në qafë, krah e këmbë, Dzhokhar Tsarnaev, terroristi çeçen i plagosur. Dzhokhar dha pergjigjet pas pyetjeve që i bëri FBI dhe CIA.

Më i vogli i vëllezërve tha se, sulmi në maratonë, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë, u orkestrua nga vëllai i tij më i madh, 26-vjeçari, Tamerlan.

Dzhokhar tha se vëllai i kishte bërë të ditur se Islami është në shenjëstër nga perëndimi dhe se duhet reaguar. Sipas Tamerlan, xhihadistët duhet të reagonin dhe të sulmonin dhe ata ndonjëherë, ndaj dhe sulmi i maratonës në Boston duhet të përcillte pikërisht këtë mesazh.

Cdo përgjigje i vogli i vëllezërve e dha me shkrim, pasi nuk mund të flasë për shkak të plagës me armë zjarri që ka marrë në qafë.

Ndërkohë autoritete amerikane kanë marrë informacion nga inteligjenca ruse që thanë se Tamerlan, që mbeti i vdekur pas një shkëmbimi zjarri me policinë amerikën, për 6 muaj, gjatë vitit 2012 ka qenë në Daghestan dhe Ceceni. Gjatë qëndrimit aje, ai ka takuar dhe një ushtarak mbi të cilin, policia ruse ka shumë dyshime të ngritura për përfshirjen e tij me xhihadistë.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Terroristët e arrestuar në Spanjë të lidhur me atentatin në Boston Prindërit e 2 djemve çeçenë: FBI i kontrollonte prej 5 vitesh SHBA, dënohet me vdekje atentatori i Bostonit Si u zbuluan nga celularët atentatorët e Bostonit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›