E Diel, 1 Nëntor 2026

Riparimi i defekteve, CEZ Shpërndarje: Dhjetra zona pa energji në vend

ENERGJI-ATiranë- Për shkak të rregullimit të defekteve kompania CEZ Shpërndarje njofton se disa zona në vend do të vuaj për disa orë mungesën e energjisë elektrike.

Nëpërmjet një deklarate për mediat thuhet se nga ora 09:00-15:00 nuk do të ketë energji në pompën e ujit në Tiranë, tek Mali i Robit, komunat Radë, Manzë Radë, Hamallaj.

Gjithashtu i njëjti problem do të jetë edhe në bashkitë Rubik, Rrëshen, Patos dhe komuna Bradashesh në Elbasan.

Sipas CEZ-it ekipet e elektriçistëve janë dërguar në pikat ku ka probleme dhe pritet që defektet të rregullohen sa më shpejt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›