E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhura: 500 familje presin miratimin e ndihmes ekonomike

Gjate nje interviste per gazeten “Koha Jone”, kryetari i Njesise bashkiake nr. 4 ne Tirane, Hysen Xhura, komenton situaten e krijuar pas bllokimit te mbledhjes se Keshillit Bashkiake nga ana e keshilltareve te majte, duke mos lejuar miratimin e buxhetit per marrjen e ndihmes ekonomike per 500 familje ne nevoje, si dhe investimet ne kete njesi. Kryetari i njesise, z. Xhura thekson faktin se ai dhe keshilltaret e djathte jane te angazhuar maksimalisht per te krijuar gjithe klimen e duhur, qe puna te rifilloje normalisht. Ndaj ai i fton keshilltaret e majte qe te shkeputen nga ndikimet politike, te marrin pjese ne mbledhje per te miren e banoreve qe i kane votuar. “Une jam i prirur te besoj dhe te shpresoj qe keshilltaret e majte nuk do ta kene axhende te tyre bllokimin. Shpresoj se ata do te arrijne te ngrihen mbi interesat e tyre politike dhe t’u sherbejne qytetareve te njesise bashkiake numer 4”, - eshte shprehur kryetari i njesise, i cili nuk ka hezituar te rendesise disa nga investimet serioze qe do te behen ne kete njesi, sipas tij, te harruar per 11 vjet nga investimet e bashkise paraardhese.

Zoti Xhuraj, si do te procedohet me ndihmen ekonomike qe u bllokua nga keshilltaret e majte, ne mbledhjen e fundit?

Ne jemi angazhuar fuqimisht t’u sherbejme qytetareve te Tiranes, te permiresojme sa me shume jeten e tyre. Per kete angazhim dhe perkushtim na votuan me 8 maj 2011, per kete angazhim dhe perkushtim, tashme jo me fjale, por me vepra do te na votojne edhe me 23 qershor. Te bllokosh investimet per qytetaret, thjesht dhe vetem per interesin tend te ngushte politik, do te thote te jesh drite shkurter. Nese bllokon buxhetin, natyrisht qe nuk i ben dem Hysen Xhures, as Partise Demokratike, por i ben nje dem te madh qytetareve, te cilet kane 11 vjet qe presin t’u permiresohet jeta. Ne nje akt te pashembullt keshilltaret e majte vendosen te bllokojne ndihmen ekonomike per 500 familje te njesise bashkiake numer 4. Kjo ndihme u dedikohet familjeve dhe personave qe nuk kane asnje mundesi tjeter per te siguruar buken e gojes. Bllokimi i kesaj ndihme eshte krim per mendimin tim. Ne do te vazhdojme t’u sherbejme qytetareve. Une serish ju bej thirrje keshilltareve te majte te votojne buxhetin, te votojne ndihmen ekonomike, te mos penalizojne qytetaret. Kjo nuk mund t’u sjelle avantazhe dhe madje as vota. Ky qendrim nuk ben gje tjeter vecse tregon interesin e tyre per qytetaret.

Sa ndikon vota e te majteve per realizimin e projekteve te tjera te minibashkise ne sherbim te qytetareve?

Une jam i prirur te besoj dhe te shpresoj qe keshilltaret e majte nuk do ta kene axhende te tyre bllokimin. Shpresoj se ata do te arrijne te ngrihen mbi interesat e tyre politike dhe t’u sherbejne qytetareve te njesise bashkiake numer 4.

Cilat jane projektet e njesise numer 4 qe mbeten te bllokuara?

Per hir te se vertetes, duhet te theksoj faktin se ne kete bashki per gati 11 vjet kane munguar investimet, ose dhe aty ku eshte bere dicka cilesia e punimeve qe mjaft per te deshiruar. Pothuajse ne te gjithe blloqet e banimit te kesaj njesie duhet te nderhyhet per te ndertuar apo rikonstruktuar zonen, se ciles ne pjesen me te madhe i mungon infrastruktura, e cila shoqerohet me pas me probleme ne sistemin e kanalizimeve. Ne si njesi bashkiake, qe ne momentin e pare qe kemi marre drejtimin e saj keni nisur shqyrtimin e zones dhe hartimin e nje plani konkret tek te cilat duhet te nderhyhet menjehere. Puna eshte ne rruge te mbare dhe tani ne buxhetin e vitit 2013 te miratuar nga bashkia e Tiranes do t’i jepet nje zgjidhje e plote problematikes me te madhe te njesise bashkiake numer 4. Ne kete buxhet parashikohet, rikualifikimi urban i bllokut kufizuar nga rruga e Dibres - “Njazi Meka” - “Niko Avrami” - “Grigor Perlecev”, me siperfaqe 27.2 ha. Rikonstruksion i rrugeve te bllokut me nderhyrje ne, shtresat rrugore, trotuare, kanalizime, ndricimin, sistemimin e parkimit dhe vendgrumbullimit te mbeturinave, gjelberim, terrene sportive e kende lojerash per femije. Po keshtu do te behet edhe ndertimi i rruges "Beqir Rusi". Rikonstruksioni i infrastruktures rrugore te bllokut 93/1, kufizohet nga rruga “Aleksander Moisiu”-“Myslym Keta” dhe “Sulejman Kalaja”, me siperfaqe 39.7 ha 3170 ml rruge kryesore, 1830 ml rruge dytesore. Gjithashtu do te nderhyhet per rikonstruksion te rrugeve, Rruga “Pjeter Dungu” , Rruga “Myslym Keta”, Rruga “Rexhep Tarja”, Rruga “Shefqet Kuka” . Gjithashtu do te behet rikonstruksion i plote 94/1, i cili kufizohet nga rruga “Aleksander Mojsiu” - “Sulejman Kalaja” - “Sotir Caci” dhe komunes “Dajt” me Sip: 44 ha, 985 rruge kryesore, 2815 rruge dytesore. Rikonstruksion te plote do tu behet rrugeve “Shefqet Kuka” dhe “Agim Prodani”. Do te behet rikonstruksioni i infrastruktures rrugore te bllokut, kufizuar nga rruga "Njazi Meka" - "Grigor Perlecev" - ''Niko Avrami'' - ''Spiro Cipi'' - ''Fitnete Rexha'' - ''Myslym Keta'' - "Skender Vila" - Lumi i Tiranes. Rikonstruksion te plote do te kete edhe Bllokut 92/2. Kjo zone ka nje siperfaqe prej 24.1 ha, eshte nje zone informale. Ne kete zone do te behet rikonstruksioni i rrugeve, instalimi i rrjeteve inxhinierike dhe ndricim rrugor. Gjithashtu rikonstruksioni te plote do edhe bllokut 6/2. Kjo zone ka nje siperfaqe prej 10.5 ha. Do te behet infrastruktura rrugore, sistemi i KUZ, KUB, ujesjellesi, si dhe ndricimi dhe ketu bejne pjese rruget , Rruga "Stavri Ceco", Rruga "Myzafer Spaho", Rruga "Fitnete Rexha”, Rruga “Halit Bega”, Rruga “Xhaferr Celka”, Rruga “Tahsim Shehu”, Rruga “Vath Kokalari”. Rikonstruksion i rruges " Imer Ndregjoni" , e njohur ndryshe si (rruga e Oxhakut) 740 ml. Do te behet rikualifikim urban i qendres se Kinostudios, sheshi i Kinostudios dhe bllokut 91, me siperfaqe 4,7 ha. Parashikohet rikonstruksion i rrugeve te bllokut 91. Ndertimi i segmentit te rruges “Kahreman Ylli” i cili lidhet me rrugen “Xhanfize Keko”. Gjithashtu ne kete njesi jane te parashikuara per sistemim asfaltim rreth 3400 m2 rrugeve te tjera.

Sistemi arsimor, cfare hapesire ze ne projektet e njesise suaj pasi dihet qe eshte nje zone e shtrire dhe me popullsi te konsiderueshme?

Arsimi eshte nje tjeter pike e rendesishme tek e cila eshte fokusuar puna e njesise sone. Duke qene se jemi nje zone me shtrirje te gjere dhe me numer te konsideruar banoresh dhe per rrjedhoje edhe femijesh shume shpejt do te nise puna per ndertimin e shkollave dhe kopshteve te reja si dhe rikonstruksionin te godinave aktuale. Do te behet rehabilitim i pjesshem dhe instalimi i sistemit te ngrohjes ne shkollen 9-vjecare “Gjon Buzuku”, do te behet rikonstruksion i kopshtit nr. 25/A, rikonstruksion i cerdhes nr. 48. Administrimi i bashkise ne interes te qytetareve ka nisur te jape frytet e saj. Ne kemi tashme nje pamje krejt tjeter te bllokut te banimit 61/1 i rikualifikuar me standarde te larta, me ambiente sportive gjelberim dhe kende pushimi. Po keshtu shkollat kopshtet dhe cerdhet do te kene nje standard qe gjithsecili prej nesh kerkon per femijet e tij.

Biznesi sa mbeshtetje gjen tek njesia bashkiake qe ju drejtoni?

Ne jemi perpjekur dhe vazhdojme te perpiqemi duke e pasur si objektiv tonin mbeshtetjen ndaj biznesit. Ulja e taksave, nxitja e punesimit dhe trajnimet profesionale po japin frytet e tyre. 3500 biznese te reja dhe mbi 8 mije te punesuar jane shifra mjaft pozitive ne nje kohe kur kriza ka mberthyer gjithe Europen dhe rajonin tone. Sot ne Tirane ka nje klime shume pozitive ka shprese dhe optimizem. Ndryshimi shihet kudo. Ky ndryshim jam i bindur se do te reflektohet fuqishem me 23 qershore ne qytetin e Tiranes. Axhendat politike dhe konfliktet u refuzuan me 8 maj 2011 per te mos u kthyer me kurre ne Tirane apo Shqiperi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›