Tirana e ndotur me inerte, qese dhe fletushkat e bizneseve (FOTO)
Tiranë- Në fokus të denoncimit të ndotjes në vendin tonë përmes fotografisë po sjellim imazhe nga rrugë të ndryshme të Tiranës.
Me autore Preveza Dervishllarin, imazhet tregojnë se mbeturinat vazhdojnë të hidhen vend e pavend nëpër kryeqytet.
Sipas autores së tyre fotot e marra në rrugën Gramoz Pashko në afërsi të parkut të lojrave 7 Xhuxhat tregojnë neglizhencën e banorëve për të hedhur mbeturinat në vendin e caktuar.
Me ngrohjen e motit mbeturinat që lihen në mënyrë të papërgjsgjshme nga banorët, e që i zënë vendin njëra-tjetrës kthehen në një problem akoma më të madh për ndotjen e Tiranës dhe dëmtimin e shëndetit tonë.
Ndotja në Tiranë
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 6