E Diel, 1 Nëntor 2026

Rishfaqen gomonet, policia italiane sekuestron 1.5 tonë marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria

Share

Plot 1.5 ton marijuanë janë kapur në Brindisi të Italisë, në zonën mes Ostunit dhe Fasanos. Mediat italiane raporton se droga vinte nga Shqipëria dhe ishte e paketuar në disa pako të vendosura në çanta, të cilat u zbuluan nga policia ndërsa ishin fshehur në rërë e të braktisura nga trafikantët, të cilët ishin larguar përpara se të vinte policia. Policia raporton se ka sekuestruar gjithashtu një gomone me motorr shumë të fuqishëm, që është përdorur për transportin e drogës. Sipas Guardia Di Finanza-s vlera e drogës së sekuestruar shkon mbi 12 milion euro. Policia tanimë po punon për të zbardhur rrjetin dhe për të vënë në pranga personat që kanë administruar këtë lëndë narkotike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›