Rama shpërndan ndihma në Bulqizë
Kreu i PS-së, Edi Rama, i shoqëruar nga disa deputetë dhe nga një autokolonë ndihmash të mbledhura nga opozita për banorët e zonave të bllokuara në veri, ishte sot që në mëngjes në qytetin e Bulqizës. Siç njofton zyra e shtypit në PS, Rama, i shoqëruar edhe nga kryetari i komunës Artur Kala, ka çuar ndihma në komunat Fushë Bulqizë e Gjoricë. Rrugës për Bulqizë me autokolonën e ndihmave. Deri këtu s’ka këmbë shteti, tha Rama. Ai e ka shoqëruar udhëtimin e tij drejt zonës veriore, e bllokuar prejt ditësh nën dëborë me fotografi të situatës në rrugë dhe në qytet. Gjatë rrugës kryesore të Bulqizës për të çuar ndihmat në komunat Fushë Bulqizë e Gjoricë. Me kryetarin e PS Artur Kala që bashkë me komunarët është angazhuar me mish e me shpirt. Mirënjohje! shkruan Rama në Twitter. Ndërkohë, kryetari i PS, Edi Rama, ka reaguar edhe për debatin që po zhvillohej ndërkohë në Kuvend mbi situatën duke thënë se ata që vjedhin votat sduan tia dinë për hallet e njerëzve. Rama shkruan: PS ngre në Kuvend problemin e emergjencës. Jozefina ndërpret seancën: Jeni jashtë rendit të ditës! Kjo është shumica e votave të vjedhura. Kryetari i PS shkruan gjithashtu se ata që vjedhin nuk duan t ja dinë për hallet e njerëzve. Kush vjedh votat s’ka në rend të ditës problemet e njerëzve që ua merr votën edhe po s’ia dhanë. Ja ku i ka rrënjët e keqja e vendit sot!

Rama ne Bulqize

Kantier i Rruges se Arbrit