E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO LAJM: A mund ta kuptosh nga ky skocez rezultatin e referendumit?

Share

Kryeministri britanik, David Cameron, ishte në një vizitë në Skoci, në kulmin e diskutimeve për një referendum që do e shkëpuste atë nga Mbretëria e Bashkuar. Sipas BBC, kryeministri ka ofruar më shumë pushtet për Skocinë dhe ka deklaruar se do ishte shumë trishtuese nëse ajo do bëhej e pavarur. Ai pranoi se Skocia mund të shkëputet, por shtoi se ai besonte në kokën, zemrën dhe shpirtin e Mbretërisë së Bashkuar.

Ministri i Parë skocez, Alex Salmond tha pas takimit me Cameron se gjërat kanë lëvizur shumë. Nëse ka një kërkesë të fortë nga civilët në Skoci, nga sindikatat, nga sektori vullnetar, nga kishat, shoqëria civile, ne politikanët duhet ta dëgjojmë, tha Salmond.

Cameron u prit me protesta në Skoci, jo vetëm për këtë çështje, por edhe për problemet ekonomike. Ndërkohë kryeministri shkoi në një fabrikë ku u ul të shijonte një qull tradicional. Gjykuar nga shikimi i punonjësit që ka në krah, nuk e ke të vështirë të kuptosh se skocezët duken të vendosur për të ecur përpara të vetëm. Megjithatë të presim deri në vitin 2014.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›