E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rishfaqen vatrat e zjarrit ne Elbasan


Një zjarr masiv ka përfshirë parcelat më ullinj në fshatin Kusarth të Komunës Bradashesh në Elbasan. Zjarri ka rënë rreth orës 18:00 të ditës së premte dhe prej disa orësh është punuar për shuarjen e tij.

Sipas burimeve nga zjarrfikesja, vatra e zjarrit është zgjeruar si pasojë e erës dhe vështirësisë për të ndërhyrë në kohë. Kreu i shërbimit zjarrëfikës, Aleksandër Hodaj bën me dije se ka qenë e vështirë ndërhyrja e mjeteve të zjarrëfikeses si pasojë e terrenit të vështirë dhe mungesës së infrastrukturës.  

Ndërkaq është kërkuar ndihma e ushtrisë dhe banorët e zonës kanë qenë pjesë e grupit të punës për të shuar zjarrin. Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe efektivët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e zjarrit. Burimet bëjnë me dije së zjarri ka asgjësuar mby dy dynym parcela me ullinj, duke u shkakutar fermerëve nje dëm të madh ekonomik. Nëse nuk zjarri nuk do të ishte izoluar në kohë, atëherë ai mund të rrezikonte edhe banesat që ndodheshin pranë zjarrit.
 

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

“Raporti i KE? Shumë nota jokaluese”
Ambasadori danez: Qeveria ka më shumë përgjegjësi
Wikileaks, gjobë Taulant Ballës
Omari: Projektligjet me 3/5 të rikthehen për diskutim
Berisha përuron rrugë në Tropojë
BSH kërkon forcimin e mbikëqyrjes te bankat

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›