E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rishikohet Strategjia e Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve 2021-2027, prioritet integrimi në tregjet ndërkombëtare

TIRANË, 10 shtator/ATSH/ Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave miratoi Strategjinë e Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve 2021-2027 (e rishikuar).

Në përmbajtjen e Strategjisë së Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve 2021-2027, emërtimet “Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE)” zëvendësohet me fjalët “ministria përgjegjëse për ekonominë”.

Kjo strategji synon të shfrytëzojë plotësisht potencialin e investimeve për rritje ekonomike dhe integrim në tregjet ndërkombëtare.

Vizioni i rishikuar merr parasysh objektivin e anëtarësimit të plotë, në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrimin Evropian 2030; Barazinë gjinore; Transformimin digjital dhe të gjelbër.

Strategjia përqendrohet në tre objektiva kryesorë: tërheqja e investimeve dhe ndërkombëtarizimi, zhvillimi i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, sipërmarrjes dhe inovacionit dhe forcimi i kapitalit njerëzor.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startup-eve dhe Lehtësuesve, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/k.s/r.e//a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›