E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rishpërndahen kuotat, si plotësohet formulari A3



Prej ditës së djeshme ka nisur shpërndarja e formularëve A3 në gjithë vendin. Burime nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës bëjnë të ditur se nuk ka pasur probleme me shpërndarjen e këtij formulari dhe se ai ka mbërritur në të gjitha drejtoritë dhe zyrat arsimore rajonale. Me këtë formular, ata të cilët janë shpallur jofitues apo ata të cilët kanë bërë kërkesë për ndryshim të degës, ku kanë fituar, do të mund të aplikojnë për 2857 kuotat e mbetura bosh.

Këto kuota janë rishpërndarë nga Ministria e Arsimit dhe nuk janë kuotat e mbetura të parealizuara për çdo degë. “Kuotat janë rishpërndarë në bazë të kërkesave të tregut”, - bëjnë të ditur burime zyrtare nga Ministria e Arsimit.

Si plotësohet

Ashtu si edhe në formularin A2, kandidatët do të kenë mundësinë e përzgjedhjes deri në 10 degë studimi, duke i renditur ato sipas preferencës së tyre. Në këtë mënyrë, ata do të vendosin numrin e preferencës së tyre (nga 01 deri në 10) në krah të degës që ata preferojnë dhe më pas numrin e degës përkatëse në kutizat bosh që janë vendosur në anën e djathtë të formularit A3, ku ndodhen 10 kuadrate me numrat rendorë përkatës nga 1 deri në 10. Këta numra rendorë përfaqësojnë numrin e preferencës.

Ashtu si me formularin A2, edhe në këtë rast, kur keni zgjedhur më pak se 10 programe studimi të preferuara, kutitë e tjera të preferencave mbushen detyrimisht me shifrën 000.

Regjistrimi

“Agjencia e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) në datën 30.10.2009 do të shpallë listën përfundimtare të kandidatëve fitues të ndarë, sipas programeve të studimit përkatës, të renditur, sipas rendit zbritës të pikëve dhe të preferencës më të lartë të kërkuar prej tyre në formularin A3, në përputhje me kuotat e rishpërndara”, - bën të ditur ministria.

Sipas saj, universitetet prej datës 31 tetor do të shpallin në vende të dukshme, në mjediset e tyre, datat dhe oraret e veprimeve të regjistrimit/çregjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nevojshme për regjistrim, si edhe të dhëna të tjera që i gjykojnë të nevojshme për sigurimin e ecurisë normale të procesit të pranimeve në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë.

“Regjistrimi i kandidatëve fitues të kësaj faze do të bëhet pranë sekretarive mësimore të institucioneve publike të arsimit të lartë në datat 1, 2, 3 dhe 4 nëntor 2009, nga ora 08:00 deri në orën 18:00”, - deklaroi ministria.

Regjistrimi i këtyre fituesve do të kryhet duke dorëzuar në universitet dosjen me dëftesën e pjekurisë (ose vërtetim notash kur ajo mungon), dokumentin e identifikimit; 2 fotografi; mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekësh; ndërsa të gjithë ata që dëshirojnë të ndryshojnë degë, duhet të dorëzojnë edhe vërtetimin e çregjistrimit nga programi i mëparshëm i studimit.

Degët ekzistuese

ID Un. Dega Kuota FF*

004 UT Gazetari 10 5563.00

007 UT Fizikë 5 4218.60

008 UT Informatikë 5 5395.70

009 UT Kimi 10 4850.50

010 UT Kimi Ushqimore 10 5084.20

011 UT Kimi Industriale 5 4850.80

013 UT Gjuhë Angleze 20 5203.90

021 UT Gjuhë Angleze (Kukës) 20 3527.60

022 UT Gjuhë Angleze (Sarandë) 20 3365.50

023 UT Psikologji 10 5609.60

024 UT Punë Sociale 10 5542.10

028 UT Administrim - Biznes 10 5619.40

031 UT Informatikë Ekonomike 15 6168.00

032 UT Admin. Biznes (Kukës) 10 3848.60

033 UT Admin. Biz. Turiz. (Sarandë) 50 3912.90

034 UT Mjekësi e Përgjithshme 10 6157.90

035 UT Farmaci 10 6225.50

036 UT Stomatologji 10 6275.00

038 UT Infermieri e Përgjithshme 6 5181.00

039 UT Mami 3 4887.40

041 UT Fizioterapi 3 5689.90

042 UT Logopedi 7 4947.90

043 UT Imazheri 2 5578.10

044 UT Inferm Përgjith. (Kukës) 3 3646.90

045 UT Drejtësi 3 5644.30

046 UBT Drejtim Fermave Agrobiznes 10 4437.00

047 UBT Ekonomi dhe Politikë Agrare 20 4574.70

048 UBT Financë – Kontabilitet 25 5111.10

049 UBT Drejt Ferm Agrobiz(Lushnjë) 10 3569.40

050 UBT Financë-Kontab.(Lushnjë) 10 4110.20

056 UBT Inxh. Agromjedis & Ekologji 10 4159.60

057 UBT Inxh. Agrare-Agromekanizim 20 3576.50

058 UBT Hortikulturë (Lushnjë) 5 3151.40

059 UBT Teknologji Agroushqimore 10 4095.20

060 UBT Vreshtari - Enologji 10 3386.80

061 UBT Inxhinieri Pyjesh 5 4318.50

062 UBT Inxhinieri Përpunim Druri 10 3920.80

063 UBT Mjekësi Veterinare 10 3920.30

064 UPT Inxhinieri Ndërtimi 10 5867.50

065 UPT Inxhinieri Hidroteknike 10 5078.30

066 UPT Inxhinieri Mjedisi 10 5376.50

067 UPT Arkitekturë 20 55.29

068 UPT Inxhinieri Gjeodet 10 4871.20

069 UPT Inxhinieri Elektrike 10 5188.90

070 UPT Inxhinieri Mekatronike 10 5026.60

071 UPT Inxhinieri Fizike 10 3807.80

072 UPT Inxhinieri Matematike 10 4074.30

074 UPT Inxhinieri Tekstile dhe Mode 10 4615.00

075 UPT Inxhinieri Materiale 10 3859.80

076 UPT Inxh. në Shkencat e Tokës 20 4106.38

077 UPT Inxhinieri Gjeoinformatike 20 4551.30

078 UPT Inxhinieri e Gjeoburimeve 20 4130.80

079 UPT Inxhinieri Elektronike 10 5843.40

080 UPT Inxhinieri Informatike 10 5606.80

081 UPT Inxh. Telekomunikacioni 10 5624.35

082 UK Cikli i Ulët 10 3684.00

083 UK Cikli i Ulët Parashkollor 10 2815.00

084 UK Gjuhë Angleze 30 3302.20

085 UK Filozofi –Sociologji 10 3986.40

086 UK Matematikë – Fizikë 30 2540.00

087 UK Matematikë – Informatikë 40 2344.00

088 UK Gjuhë - Letërsi 10 4336.00

089 UK Marketing 10 3708.80

090 UK Menaxhim 10 3921.30

091 UK Turizëm 10 3509.60

092 UK Financë 10 4510.08

093 UK Turizëm (Pogradec) 20 3413.90

094 UK Agrobiznes 10 3318.80

095 UK Hortikulturë 10 2008.50

096 UK Agroushqim Inxh. Agronom 10 2111.50

097 UK Teknologji e Prodhimit Bimor 10 2020.00

098 UK Infermieri e Përgjithshme 10 3997.00

099 UK Mami 10 2807.50

100 UE Gjuhë Shqipe - Letërsi 10 4535.40

101 UE Histori-Gjeografi 10 4700.40

102 UE Anglisht 20 3890.20

103 UE Gjermanisht 20 2188.10

104 UE Frëngjisht 10 2697.30

105 UE Italisht 10 3713.10

106 UE Gazetari 10 4667.50

107 UE Biologji-Kimi 10 3853.40

108 UE Matematikë-Fizikë 20 3271.80

109 UE Teknologjitë e Informacionit 50 3899.40

110 UE Infermieri e Përgjithshme 20 4423.40

111 UE Infermieri - Mami 20 3961.70

112 UE Cikli i Ulët 20 4175.40

113 UE Cikli i Ulët Parashkollor 20 3918.70

114 UE Edukatë Qytetare 10 4222.60

115 UE Punonjës Social 20 4674.90

116 UE Filozofi-Sociologji 10 4310.00

117 UE Psikologji 20 4739.50

118 UE Edukim Fizik dhe Sporte 10 45.08

119 UE Administrim-Biznes 20 4512.60

120 UE Financë-Kontabilitet 20 4821.00

121 UE Ekonomia dhe e drejta 20 4419.10

122 UGJ Histori - Gjeografi 20 3664.00

123 UGJ Gjuhë-Letërsi Shqipe 20 2525.00

124 UGJ Administrim-Publik 20 3803.10

125 UGJ Turizëm 24 3750.10

126 UGJ Kontabilitet - Financë 20 4121.00

127 UGJ Gjuhë Angleze 30 1464.00

128 UGJ Gjuhë Italiane 10 2911.20

129 UGJ Gj. Letërsi & Qytetërim Grek 24 2831.80

130 UGJ Cikli i Ulët 10 1710.50

131 UGJ Cikli i Ulët Parashkollor 10 2437.00

132 UGJ Matematikë-Fizikë 30 2592.00

133 UGJ Matematikë-Informatikë 40 2163.00

134 UGJ Biologji-Kimi 15 1815.00

135 UGJ Infermieri 20 3725.00

139 USH Gazetari dhe Komunikim 10 4673.70

140 USH Matematikë 20 3947.00

141 USH Fizikë 20 3281.80

142 USH Biologji-Kimi 20 3697.80

143 USH Informatikë 5 4116.20

144 USH Infermieri e përgjithshme 20 4404.40

145 USH Infermieri (Mami) 15 3955.90

147 USH Administrim-Biznes 10 4773.40

148 USH Financë - Kontabilitet 10 5078.70

149 USH Turizëm 10 4406.00

150 USH Anglistikë 20 4224.70

151 USH Italianistikë 10 3703.90

152 USH Gjermanistikë 30 2136.00

153 USH Frëngjisht 20 2746.00

154 USH Cikli i Ulët 20 4471.50

155 USH Cikli i Ulët Parashkollor 20 4291.50

156 USH Psikologji 10 4833.20

157 USH Punë Sociale 10 4803.80

158 USH Edukim Fizik e Sporte 10 62.27

159 USH Drejtësi 10 4966.70

172 UV Matematikë 10 2187.00

173 UV Informatikë 15 3241.00

175 UD Shkenca të Administrimit 20 4900.80

176 UD Menaxhim Turizmi 20 4857.60

177 UD Anglisht 20 4539.50

178 UD Cikli i Ulët 20 4607.40

179 UD Ekspert në Proceset e Formimit

(3-vjeçar) 10 4398.30

180 UD Asistent Ligjor

(2-vjeçar) 20 4699.90

181 UD Asistent Admin(2-vjeçar) 20 4485.40

182 UD Inferm Përgjith.(3-vjeçar) 20 4685.20

183 UD Ndihmës Dentist(2-vjeçar) 20 4360.20

184 UD Specialist Rrjetash Kompjuterike

(2-vjeçar) 10 4228.78

185 UD Menaxh Ndërtimi(2-vjeçar) 15 4164.25

186 UD Menaxh Transporti(2-vjeçar) 15 4127.00

187 UD Tekn Automobilash(2-vjeçar) 15 4082.90

188 AA Regji filmi dhe TV 3 38.65

190 AA Regji 1 33.23

191 AA Skenografi –Kostumografi 2 33.54

192 AA Koreografi 2 37.16

193 AA Pikturë 13 61.47

194 AA Skulpturë 3 46.55

195 AA Muzikologji 1 60.33

198 AA Piano 2 49.30

204 AA Flaut 2 68.39

206 AA Klarinetë 4 72.95

207 AA Fagot 1 61.93

209 AA Trombë 2 40.26

212 AA Këngëtare 2 36.26

213 AA Pedagogji Muzikore 4 34.52

215 AEFS Edukim Fizik dhe Sporte 100 65.11

*Fituesi i fundit i fazës së kaluar

Degë të reja

216 UT Bioteknologji 80

217 UT Administrim dhe politikë sociale 50

218 UK Gjuhë Letërsi shqipe dhe frënge 50

219 UD Shkenca të Administrimit

(profil Financë-Kontabilitet) (Peshkopi) 30

220 UD Shkenca të Administrimit

(profil Financë-Bankë) (Peshkopi) 30

221 UD Shkenca të Administrimit

(profil Menaxhim-Marketing) (Peshkopi) 30

222 UD Shkenca të Administrimit

(profil Administrim-Biznesi) (Peshkopi) 30

223 UD Informatikë- Anglisht (Peshkopi) 30

224 UD Gjuhë-Letërsi - Anglisht (Peshkopi) 30

225 UD Matematikë - Fizikë (Peshkopi) 30

226 UD Matematikë - Informatikë (Peshkopi) 30

227 UD Biologji - Kimi (Peshkopi) 30

228 UD Psikologji - Sociologji (Peshkopi) 30

229 UD Procese formimi (Peshkopi) 30

230 UD Drejtësi (profil Asistent ligjor)

(Peshkopi) (2-vjeçar) 30

231 UD Infermieri e përgjithshme (3 - vjeçare)

(Peshkopi) 30

232 UD Informatikë (profil Rrjete kompjuterike)

(Peshkopi) (2-vjeçar) 30

Tafaj takohet me zv.ambasadoren Jones

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj, priti në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës në një takim zv,ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri, znj. Deborah Jones.

Ministri Tafaj falënderoi kontributin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe asistencën e ofruar nga prania e kësaj ambasade në vendin tonë, veçanërisht në fushën e arsimit të lartë, nëpërmjet zbatimit të programeve të bursave të studimit si Fulbright, Humphrey, të cilat kanë mundësuar kualifikime dhe përfundime të studimeve në cikle të ndryshme studimi të studentëve shqiptarë në universitetet amerikane.

Bashkëpunimi në këto programe ka ndihmuar në rritjen e numrit të studentëve, stafit akademik dhe studiuesve shqiptarë, si dhe shkëmbimit të eksperiencave në fushat parësore të zhvillimit të vendit

Duke u ndalur në përparësitë e qeverisë “Berisha” në mandatin e dytë, ministri Tafaj vuri theksin në punën që do të ndërmerret për reformimin e sistemit të financimit të arsimit të lartë si dhe në atë të procesit të akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë. “Është obligim i qeverisë që në kuadrin kohor të 2 viteve të ardhshme, studentët dhe publiku shqiptar të kenë një renditje universitetesh sipas standardeve bashkëkohore të vlerësimit të institucioneve të arsimit të lartë”, - tha Tafaj.

Ndërsa nga ana e saj, zv.ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, znj. Deborah Jones, rikonfirmoi mbështetjen e SHBA-së për sektorin e arsimit dhe vijimësinë e programeve aktuale të mbështetjes me bursa studimi të studentëve shqiptarë.

Për të përfaqësuar sa më mirë përparësitë e zhvillimit të arsimit dhe nevojat e vendit në fushën e kërkimit shkencor, teknologjisë dhe inovacionit, u theksua nevoja e vendosjes së programeve konkrete të bashkëpunimit në këto fusha.

Tafaj: Cilësi për arsimin e lartë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj, zhvilloi dje një takim me disa përfaqësues të shkollave të larta private në Shqipëri. Ministri Tafaj gjatë takimit vlerësoi arritjet e deritanishme në zhvillimin e arsimit të lartë, duke theksuar se tashmë numri i studentëve është rritur, ndërsa vëmendja e qeverisë në këtë mandat do të jetë cilësia.

“Qeveria është shumë e impenjuar për t’i krijuar lehtësira arsimit të lartë privat, -tha Ministri Tafaj. - Gjatë këtij mandati reformimi i sistemit të financimit në arsimin e lartë është prioriteti kryesor në këtë fushë”.

Ai vuri theksin mbi investimin që këto universitete duhet të bëjnë për burimet njerëzore, veçanërisht rekrutimi i asistentëve dhe pedagogëve me mastera dhe doktorata. “Ju inkurajoj për të thithur më shumë kandidatë në kuadër të programit “Brain Gain”.

Rektorët e universitete “Luarasi” dhe “Polis”, z. Aleks Luarasi dhe z. Besnik Aliaj, si dhe administratori i UET-së, z. Henri Çili, duke falënderuar ministrin Tafaj për gjithë mbështetjen që po jep në zhvillimin e këtij arsimi, e njohën me angazhimet konkrete të tyre për thellimin e procesit të reformimit dhe modernizimit të arsimit privat në vendin tonë, me theks zhvillimin e një arsimi cilësor.

Ata kërkuan një nivel te ri bashkëpunimi mes qeverisë dhe aktorëve të rinj, lehtësimin fiskal për heqjen e TVSH-së dhe mundësitë reale për të inkurajuar në drejtime të ndryshme zhvillimin e sektorit privat.

Më pas, ministri Tafaj dhe përfaqësuesit e institucioneve private bashkëbiseduan për rolin e ri që duhet të marrë shteti në arsimin e lartë për një reformim tërësor të financimit në arsim si dhe nevojën e klasifikimit të diplomave që jepen nga i gjithë sistemi ynë universitar përmes një agjencie ndërkombëtare të besueshme.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës shprehu mirëkuptimin dhe gatishmërinë për një bashkëpunim shumë të ngushtë të arsimit privat me atë publik, duke e quajtur edhe si një nga përparësitë e tij. Duke cilësuar mbështetjen që qeveria “Berisha” po jep ndaj arsimit privat, z. Tafaj u shpreh se do të krijojë një drejtori të posaçme për zhvillimin e arsimit privat, si dhe do të ngrihen grupe pune për mënyrat se si do të ndihmojë shteti këtë arsim. Ai siguroi gjithashtu përfaqësim të sektorit privat në të gjitha organet kolegjiale dhe vendimmarrëse për arsimin e lartë.

Universiteti i Elbasanit

1300 kuota për sistemin part-time

“Universiteti "Aleksandër Xhuvani" i ka propozuar për miratim Ministrisë së Arsimit, 1300 kuota për studimin part-time për 12 degë, kundrejt pagesës nga 60 mijë deri në 75 mijë lekë”, - tha dje rektori i tij, Liman Varoshi.

Tarifat më të ulëta do të jenë për Ciklin e Ulët dhe atë Parashkollor, ndërsa degët Administrim-Biznes dhe Financë-Kontabël mbajnë shifrën më të lartë të pagesës, bashkë me numrin e pranimeve. "Degët më të preferuara mbeten ato në Fakultetin Ekonomik dhe të Mësuesisë, sidomos për kandidatët që për arsye të ndryshme nuk mund të ndjekin studimet në sistemin më kohë të plotë", - tha Varoshi.

Kuotat part-time për këtë vit shkollor janë në lëndët Histori-Gjeografi, Gjuhë - Letërsi, Edukatë Qytetare, Punë Sociale, Filozofi-Sociologji, Administrim-Biznes, Financë-Kontabilitet, Biologji-Kimi, Cikli i Ulët, Parashkollor, Matematikë-Fizikë, Infermieri e Përgjithshme.

"Edhe në sistemin part-time kemi kërkuar rritje kuotash për këtë vit, pasi universiteti i plotëson të gjitha kushtet, si nga ana infrastrukturore, ashtu edhe pedagogjike", - shtoi Varoshi.

Në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" në qytetin e Elbasanit për herë të parë këtë vit do të ketë përparësi procesi kërkimor-shkencor dhe në çdo fakultet do të ketë miniqendra kërkimore shkencore, ku do të angazhohen pedagogë dhe studentë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›