E Shtunë, 31 Tetor 2026

Risia e Qytetit Studenti salle interneti ne cdo godine



Per here te pare cdo godine e Qytetit Studenti do te pajiset me salle interneti. Drejtoria e ketij qyteti ka marre masa qe pervec salles se leximit ne cdo godine te hape edhe nje salle interneti. Kete vit akademik studentet mund ta shfrytezojne internetin brenda nderteses ku jane akomoduar pasi cdo salle do te pajiset me nga 20 deri ne 30 kompjutere. Ashtu sic eshte vepruar edhe gjate vitit te kaluar pranimet ne godinat e Qytetit Studenti do te regjistrohen edhe on-line ne faqen elektronike ku do te hidhen te gjitha te dhenat per dhomen dhe bujtinen ku do te strehohen. Ne kete menyre Qyteti i Studentit do te kete nje faqe ne internet ku do te afishohen te gjithe emrat e studenteve numri i dhomes dhe i godines perkatese.

Si behet akomodimi i studenteve ne godina

Numri i te rinjve qe do te akomodohen ne bujtinat e Drejtorise se Trajtimit te Studenteve Nr. 1 eshte rreth 6200 studente nga te cilet 4600 jane studente te viteve te ndermjetme. Regjistrimi i studenteve te viteve te ndermjetme eshte mbyllur para perfundimit te vitit akademik 2009-2010. Procedura e re e regjistrimit eshte bere per te shmangur radhet dhe problemet per studentet. Kete vit studentet akomodohen direkt ne dhomen ku jane regjistruar duke mos shmangur radhet e gjata qe krijoheshin me pare gjate procesit te regjistrimit. Drejtori i kesaj ndermarrjeje Bujar Brovina thote se ndryshe nga vitet e tjera regjistrimi i studenteve kete vit akademik eshte bere sipas preferencave te tyre. Keshtu vete ata kane zgjedhur se ne cfare dhome do te qendrojne dhe me ke duke shmangur keshtu problemet qe mund te lindnin nga jetesa ne komunitet. Eshte ngritur nje grup pune se bashku me administratorin e bujtines dhe jane pyetur te rinjte se ku deshironin te strehoheshin me pas eshte bere regjistrimi i tyre ne dhomat perkatese. Studentet akomodohen ne 29 godina ne 17 prej tyre strehohen vajza.

Dokumentet qe duhen per tu regjistruar ne QS

Dokumentacioni per te gjithe studentet e viteve te para qe do te regjistrohen ne fillim te vitit akademik duhet te permbaje nje certifikate personale 3 fotografi nje vertetim nga fakulteti ku studion si dhe nje raport mjekesor. Per studentet e vitit te pare pagesa e qirase se strehimit do te behet prane godinave perkatese ne prani te inspektoreve te regjistrimit dhe finances. Ndersa studentet e viteve te dyta-gjashta te cilet jane te shpallur ne liste-pasaportat e drejtorise sipas godinave perkatese te planifikuar per vitin akademik 2010-2011 do ta derdhin pagesen prane filialit te bankes emri i se ciles gjithashtu do te publikohet gjate muajit shtator.

14 Shtator 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›