Qyteti Studenti rritet me 10 mije leke tarifa e regjistrimit
Tarifa e regjistrimit per studentet qe do te akomodohen kete vit ne Qytetin Studenti eshte rritur me 10 mije leke. Ndermarrja e Trajtimit te Studenteve Nr. 1 ka bere te ditur se studentet duhet te paguajne nje tarife prej 40 mije lekesh ne vit. Ata duhet te paguajne 10 mije leke me shume se nje vit me pare. Drejtori i Qytetit Studenti Bujar Brovina shprehet se kostoja e regjistrimit eshte ne fakt sa gjysma e kostos reale. Rreth 1800 studente te rinj do te regjistrohen kete vit ne Qytetin Studenti dhe akomodimi i atyre te viteve te para do te jete kater persona ne dhome. Ndersa per vitet e ndermjetme akomodimi eshte bere 3 persona ne dhome. Rreth 80 per qind e kapacitetit eshte 3 persona ne dhome ndersa 20 per qind eshte 4 persona ne dhome. Qendrimi i kater personave ne nje dhome behet vetem ne rastet kur vete te rinjte e deshirojne kete - shprehet Brovina.
Godinat
Godinat e Qytetit Studenti do te jene gati per pritjen e studenteve. Ne daten 15 shtator perfundojne rregullimet dhe pergatitjet ne te gjitha godinat. Sipas Brovines jane permiresuar kushtet ka perfunduar rikonstruktimi i cdo godine te cilat jane pajisur me dritare e dyer te reja. Cdo kat eshte pajisur me dushe te gjitha bujtinat jane pajisur me salla studimi per studentet. Dy godina do te jene vetem per strehimin e studenteve te viteve te para. Ne keto godina me pare strehoheshin djem ndersa kete vit akademik ato do te presin vajza. Ky ndryshim eshte pare i nevojshem te behet pasi ka nje rritje te kerkesave per regjistrim nga vajzat nderkohe qe fluksi ne rritje i regjistrimeve ka ardhur edhe si pasoje e permiresimit te kushteve te jeteses ne bujtina. Raporti i studenteve te akomoduar eshte 7 vajza dhe 3 djem. Rikonstruktimi i plote i dy bujtinave te djemve perkatesisht 22 dh 23 pritet te perfundoje ne daten 2 tetor disa dite para fillimit te vitit akademik. Brovina tregon te gjitha masat dhe pergatitjet qe jane bere per pritjen e studenteve ne mesin muajit tetor. Ne daten 2 tetor do perfundoje rikonstruktimi i plote i godinave te djemve 22 dhe 23 nderkohe qe ne godinat 2 3 dhe 5 jane vendosur dushe te reja. Ka perfunduar gjithashtu fasada e godinave 24 dhe 25 si dhe jane shtuar ne mjedisin e jashtem 3200 m2 gjelberim qe i bie te jete per cdo student 50 m2. Kane perfunduar punimet per trotuarin te hyrjes ne Qytetin Studenti si dhe eshte bere ndricimi rrugor nga godina 6 deri tek godina 1 e Qytetit.
14 Shtator 2010