E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi i MASH shkurtime ne rrethe mungojne protestat

Vendimi i Ministrise se Arsimit dhe Shkences per heqjen e mesimdhenesve qe jane ne dispozicion ka prekur gati te gjitha rrethet e vendit. Keshtu ne rrethin e Kukesit jane larguar nga puna rreth 60 mesues te cilet kane punuar me kontrate te perkohshme me Drejtorine Rajonale te Arsimit. Nga burime jo zyrtare mesohet se gati 1/4 e tyre kane mbushur moshen e pensionit ndersa 15 mesues jane larguar pasi nuk kane pasur kontrata definitive pune.Nisur nga numri i te larguarve i bie qe ne cdo shkolle kryesisht 9-vjecare te jete larguar nje mesues. Nderkaq ne Sarande jane shkurtuar 10 mesimdhenes qe kane qene ne dispozicion. Kreu i Drejtorise Rajonale te Arsimit Sarande Lina Vaso ka sqaruar se nuk ka pasur reagime nga te shkurtuarit pasi ata jane lajmeruar qysh ne perfundim te vitit te kaluar mesimor. Ndersa ne Vlore vendimi i MASH ka prekur 58 mesues te cilet jane shkurtuar nga puna. Ndonese nuk ka pasur protesta te organizuara nuk kane munguar kerkesat individuale per te marre shpjegime ne Drejtorine Rajonale te Arsimit Vlore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›