Risitë dhe sfidat e Kuvendit të Shqipërisë
Parlamenti shqiptar ka lu ajtur një rol lider në këto 20 vite demokraci duke ndërmarrë reforma për Shqipërinë, duke shprehur vendosmërinë për të ndryshuar të ardhmen. Veprimtaria e Kuvendit të Shqipërisë ka qenë në funksion të integrimit euroatlantik, në funksion të vlerave të demokracisë për të realizuar aspiratat e shqiptarëve. Në këtë kuadër, Parlamenti shqiptar ka dhënë një kontribut të veçantë për ti shërbyer të mirës së të gjithëve, të mirës së përbashkët
MIRATIMI I LIGJEVE DHE REFORMAT E KANË BËRË SHQIPËRINË PJESË TË FAMILJES EUROPIANE.
Gjatë këtyre viteve, Parlamenti është bërë institucioni qendror i demokracisë, duke synuar më shumë afrimin e Shqipërisë me familjen europiane. Gjatë viteve të fundit janë miratuar qindra ligje të reja dhe janë ratifikuar marrëveshje dhe konventa, të cilat lidhen me zhvillimin ekonomik dhe social. Miratimi nga Kuvendi i Shqipërisë i ligjit kundër pastrimit të parave, mbrojtja nga diskriminimi, ndryshime të Kodit Penal, mbrojtja e të dhënave personale, ligjet organike të funksionimit të institucioneve kyçe të shtetit të së drejtës, konventat në fushën e të drejtave të njeriut si respektimi i të drejtave të minoriteteve etj., kanë qenë ligje që preknin drejtpërsëdrejti çështjen e heqjes së vizave mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë. Kuvendi i Shqipërisë ka bërë një punë intensive për përafrimin e legjislacionit, ndryshimet e tij dhe miratoi një sërë reformash të karakterit politik, (ndryshimet në Kushtetutë me konsensusin e opozitës në 2008-n, sistemi zgjedhor në 2009-n etj.) ekonomiko-financiar, ushtarak, në fushën e drejtësisë, medias, mbrojtjes së të drejtave të njeriut etj. Kuvendi ka forcuar një nga tri drejtimet kyçe të pushtetit të tij, që është parimi check and balance. Një reformë e rëndësishme në jetën parlamentare është zbatimi i një praktike të re të seancave dëgjimore (Hearing) me drejtues që miratohen nga Parlamenti. Në kuadër të transparencës dhe besimit të opinionit publik te Kuvendi, një risi është edhe praktika e ndjekur kohët e fundit për seanca dëgjimore me kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që dekretohen nga Parlamenti, pas propozimeve të sjella nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Reformat e ndërmarra kanë bërë të mundur zhvillim të gjithë ekonomisë, duke u bërë ballë krizave globale. Natyrisht që mbetet shumë për të bërë për mirëqenien e mëtejshme të qytetarëve dhe në veçanti në sistemin e drejtësisë.
DIPLOMACIA PARLAMENTARE
Diplomacia parlamentare, një risi e ideuar nga kryetarja e Kuvendit, ka qenë shumë eficiente gjatë këtyre viteve. Aktualisht, diplomacia parlamentare është shndërruar në një institucion që mbron interesat kombëtare dhe synon drejt proceseve bashkëpunuese dhe integruese. Në gjashtë vitet e fundit, me ftesë të kryetares së Kuvendit, znj. Jozefina Topalli, e kanë vizituar Shqipërinë rreth 40 kryetarë parlamentesh nga e gjithë bota. Shumë prej këtyre vizitave kanë hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërparlamentare dypalëshe, duke qenë vizita të para të këtij niveli të lartë në Shqipëri, si vizita e kryetarit të Parlamentit të Kanadasë, Islandës, Norvegjisë, Gjermanisë, Suedisë, Mbretërisë së Bashkuar, Arabisë Saudite, Kuvajtit etj. Këto vizita, si dhe takimet zyrtare të kryetares së Kuvendit dhe deputetëve të Parlamentit shqiptar (të maxhorancës dhe opozitës) në shtete të ndryshme, kanë forcuar bashkëpunimin midis parlamenteve, kanë ndikuar në përshpejtimin e ratifikimit të protokolleve për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, nënshkrimin e MSA-së me BE, liberalizimin e vizave për shqiptarët, si dhe dhënien e kontributit për pavarësinë e Kosovës dhe njohjen e saj etj. Diplomacia parlamentare ka gjeneruar: – Vlerat më të mira të Parlamentit shqiptar. – Ka kërkuar të ngrejë interesat kombëtare dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë nëpërmjet të kuptuarit, të informuarit dhe të influencuarit te deputetët e parlamenteve të huaja dhe publikut të këtyre vendeve. Gjithashtu ka zgjeruar dialogun dhe bashkëpunimin midis anëtarëve të parlamentit me homologët e tyre jashtë. – Ka gjeneruar dëshirën dhe vullnetin e Parlamentit shqiptar për paqe, stabilitet e zhvillim në marrëdhëniet ndërkombëtare. – Diplomacia parlamentare po rrit dimensionin e saj në funksion të diplomacisë ekonomike. Kjo platformë partneriteti mes Legjislativit dhe biznesit, investitorëve, po intensifikohet në vazhdimësi. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, më 22 nëntor 2011 ishte mikpritëse në Tiranë e Forumit të Dytë të Detit të Zi, ku mblodhi 400 sipërmarrës të vendeve anëtare të Detit të Zi, të Turqisë dhe Shqipërisë (70 kompani turke, 50 kompani të rajonit dhe rreth 100 kompani shqiptare). Për të mos e lodhur shumë lexuesin me takimet zyrtare të mëparshme të kryetares së Kuvendit dhe deputetëve të maxhorancës dhe opozitës që e shoqërojnë gjatë takimeve me homologë të saj dhe përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, po përmend takimet me homologë të parlamenteve të rajonit me synimin për të nxitur dhe konkretizuar përpjekjet e përbashkëta rajonale për tërheqjen e financimeve të BE-së për projekte për Ballkanin, si dhe takimin e ditëve të fundit me Kryeministrin hungarez, Viktor Orban (më 6.12.2011) në Budapest, i cili u fokusua në mënyrë të veçantë në ngritjen e një komisioni të përbashkët ekonomik, që ka të bëjë me investimet në infrastrukturë, bujqësi, në promovimin e turizmit etj. – Diplomacia parlamentare ka mbështetur parlamentarizmin dhe dinjitetin e deputetit në arenën ndërkombëtare.
KUVENDI, SHTËPIA E HAPUR PËR TË GJITHË SHQIPTARËT
Një risi gjatë viteve të fundit është fakti se Parlamenti është bërë shtëpia e të gjithëve. Kuvendi i Shqipërisë ka hapur dyert për qytetarë nga të gjitha skajet e Shqipërisë dhe nga Kosova, ka hapur dyert për studentë e fëmijë. Promovon në ambientet e Kuvendit punën dhe veprimtarinë e talenteve të fushave të ndryshme të artit dhe kulturës. Përkujton ngjarje me rendësi të veçantë të historisë shqiptare dhe veprimtarinë e personaliteteve të shquara shqiptare që kontribuuan në fusha të ndryshme. Këto veprimtari kanë të bëjnë me historinë e kombit tonë, me gjenialitetin dhe kreativitetin, të cilat kanë qenë gjithmonë në thelbin e qenies së popullit tonë dhe arsye kryesore e suksesit tonë. Nuk ka forcë më të madhe për të ndryshuar vendin se sa ata/ato që i besojnë fuqisë së ideve dhe angazhohen ti përhapin ato.
TRANSPARENCA DHE MODERNIZIMI I PARLAMENTIT
Një risi tjetër e Kuvendit të Shqipërisë gjatë këtyre pesë viteve ka qenë rritja e transparencës së Kuvendit kundrejt zgjedhësve, duke investuar në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (IT) duke synuar të bëjë të mundur transformimin në një E-parlament. Realizimi i rrjetit të ri kompjuterik në të gjithë godinën e Kuvendit, një rrjet totalisht i ri, me standarde, parametra dhe teknologji nga më bashkëkohoret jo vetëm në rajon, por edhe në Europë. Realizimi i transmetimit drejtpërsëdrejti (live) të seancave plenare. Sistemi elektronik i votimit në sallën e seancave plenare, një sistem nga më të avancuarit në Europë, garanton siguri e transparence maksimale të çdo votimi që kryhet në sallë. Gjatë këtyre pesë viteve janë transkriptuar dhe botuar bisedimet parlamentare të prapambetura të 12 viteve (91-97 dhe 2000 2005) krahas punës së përditshme të transkriptimit dhe publikimit me transparencën maksimale në faqen e internetit të çdo procesverbali të seancës plenare apo komisioneve viteve 20052010. Prioritet i është kushtuar edhe bibliotekës së Kuvendit. Vetëm gjatë viteve të fundit fondi i bibliotekës është pasuruar me mbi 7000 tituj. (Ky pasurim me tituj nga më cilësorët është bërë duke iu referuar katalogëve më të mirë nga Këshilli i Europës (KiE), Parlamenti Europian). Gj
