Kosova përgatiten për pritjen madhështore të hënën për kancelaren Angela Merkel
Flamuj, billbordera dhe atmosferë festive rrugëve të Prishtinës, për kancelarin që aq shumë po jep për njohjen ndërkombëtare të shtetësisë së Kosovës
Qeveria e Kosovës ka vendosur që kancelares gjermane Angela Merkel t’i rezervojë një pritje madhështore në vizitën e saj në Kosovë, pjesë e së cilës do të jenë Garda e Ceremonive, billbordat dhe flamujt gjermanë nëpër qytet, bëjnë të ditur burime mediat. Kështu me arritur në Prishtinë kancelarja Merkel në shenjë respekti do të pritet në Aeroport me Gardën e Ceremonive të FSK-së, ku më pas rreth orës 11:30 ajo do të takohet me kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi, me të cilin me të përfunduar takimi do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media. Më tej Merkel do të takojë ushtarët gjermanë që shërbejnë në kuadër të KFOR-it, ndërsa takime të ndara do të zhvillojë edhe me komandantin e KFOR-it, Erhard Drews, kreun e EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac dhe përfaqësuesin e BE-së Fernando Gentilini.
Është paraparë që përgjatë rrugëve që do të përshkojë kancelaria Merkel nxënës të shkollave fillore me flamuj të Kosovës dhe Gjermanisë do të mirëpresin kancelarin në shenjë falënderimi për ndihmën ndaj Kosovës.