E Shtunë, 31 Tetor 2026

Risite e Blushit tek "Te jetosh ne nje ishull"

Pas pervojes se gjate ne gazetari e me pas ne politke, Ben Blushi sjell per lexuesin shqiptar romanin e tij te pare, "Te jetosh ne nje ishull". Botuesi i tij, njekohesisht edhe redaktori i librit Fatmir Toci shprehet: "Mund te them pa frike se artistikisht, Ben Blushi me romanin e tij sjell nje risi te madhe ne letersine shqipe". Por cfare trajton Blushi ne librin e tij?! Ai kthehet shume heret ne kohe, per te trajtuar nje periudhe te historise se Shqiperise e cila eshte teper e erret dhe e padokumentuar qe eshte Mesjeta. Ne qender te saj vendoset fati i nje familjeje dhe rrjedhat e jetes se saj. Ndersa linja me e rendesishme e romanit eshte momenti kur shqiptaret nderruan fene, nga katolike ne myslimane, pasoje e sundimit osman ne Shqiperi dhe qe eshte teresisht e dokumentuar dhe e njohur tanime prej shqiptareve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›