Risite e Kodit Etik te qeverise se majte
Keshilli i Ministrave publikoi dje Kodin Etik, dokumentin qe synon vendosjen e rregullave per sjelljen e anetareve te kabinetit qeveritar. Ne 40 nenet e vendimit te miratuar ne mbledhjen e pare te qeverise, gjenden parimet sesi duhet te funksionoje kabineti, por edhe penalizimet per ministrat, deri ne shkarkimin e tyre nga Kryeministri.
“Komisioni i Etikes, pasi del ne perfundimin se kemi te bejme me nje thyerje te Kodit Etik Ministror, ia ben ate me dije Kryeministrit nepermjet nje akti me shkrim. Ne kete rast, masat disiplinore qe mund te jape Kryeministri jane: a. Verejtje; b. Paralajmerim per shkarkim nga detyra; c. Fillimin e procedurave per shkarkim nga detyra”,- thuhet ne dokumentin e miratuar nga qeveria. Rregulla te forta jane vendosur ne Kod edhe per udhetimet e ministrave dhe perdorimin e makinave shteterore. Ne Kod ministrat udhezohet te udhetojne me “kosto efektive” dhe te mos perdorin makinat zyrtare per ceshtje partiake. Ndersa ne lidhje me udhetimet jashte shtetit, ministrat mund te paguajne shpenzime per bashkeshortet nga parate e buxhetit, pasi te kene marre me pare pelqimin e Kryeministrit. “Shpenzimet per bashkeshortin/bashkejetuesin e nje anetari te Keshillit te Ministrave, kur ata shoqerojne ministrin per detyrat zyrtare te ketij te fundit, mund te mbulohen nga fondet publike, me kusht qe te jete e qarte se shoqerimi i ministrit nga ai/ajo eshte ne interesin publik. Pelqimi i Kryeministrit duhet te merret ne cdo rast para udhetimit”,- thuhet ne vendimin e qeverise. Marredhenieve me publikun dhe mediat, zene nje hapesire te madhe ne dokumentin e miratuar nga qeveria. Ne Kod sanksionohet se nje minister, per aq sa eshte e mundur, duhet te marre pelqimin e Zyres se Komunikimit, prane Keshillit te Ministrave para se te beje nje prononcim per mediat. “Ne menyre qe te garantohet bashkerendimi i efektshem i punes se kabinetit qeveritar, per permbajtje dhe kohen e te gjitha prononcimeve madhore, fjalimeve, deklaratave per shtyp dhe nismave te reja duhet, per sa eshte e mundur, te merret pelqimi i Zyres se Komunikimit prane Keshillit te Ministrave”,- thuhet ne Kodin Etik Ministror. Gjithashtu, cdo minister duhet te shmange prononcimin ne publik per cdo verejtje qe mund te kete per nje vendim te qeverise, pasi ai eshte miratuar. “Pas marrjes se vendimit duhet te shmange ne publik cdo shprehje mospajtimi dhe te mbroje ose te perkrahe vendimet e arritura, si dhe duhet te ruaje konfidencialitetin e mendimeve, vleresimeve te debateve e te raportimeve, te shprehura ne Keshillin e Ministrave dhe komitetet nderministrore, si dhe nepermjet korrespondences”, thuhet ne vendim. Nje tjeter pike detyruese per ministrat eshte qe te mos bejne “publike mendimet ne lidhje me ceshtje, te cilat paraprakisht jane ose mund te jene objekt i shqyrtimit ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave, ne mbledhjen e nje komiteti nderministror ose nga ndonje organ tjeter ne varesi te Keshillit te Ministrave”. Ministrave u ndalohet te padisin mediat, pa marre me pare miratimin e Kryeministrit. “Anetari i Keshillit te Ministrave ndalohet te ngreje nje padi civile dhe/ose te beje nje kallezim penal kundrejt nje medie te caktuar apo perfaqesuesit te saj pa marre me perpara miratimin e Kryeministrit ose te Keshillit te Ministrave”,- thuhet ne Kod. Nje pike e Kodit Etik parashikon dhe reklamimin e qeverise, duke i shmangur dhenien e meritave nje partie te vetme. “Veprat publike dhe cdo produkt i veprimtarise qeveritare, qe realizohet me fonde publike, mund te perdoren per publicitet dhe ne reklamat e qeverise, por nuk duhet te prezantohen si merite e nje apo disa partive politike”,- thuhet ne Kod.
Padia ne media
Kodi Etik Ministror cakton nje standard te ri per mediat. Sipas Kodi, nje minister mund te padise nje media, pasi ka marre miratimin e Kryeministrit. “Anetari i Keshillit te Ministrave ndalohet te ngreje nje padi civile dhe/ose te beje nje kallezim penal kundrejt nje medie te caktuar apo perfaqesuesit te saj pa marre me perpara miratimin e Kryeministrit ose te Keshillit te Ministrave”,- thuhet ne Kod. Qeveria e meparshme ndaloi qe nga viti 2005 padine ndaj medieve nga zyrtaret e larte.
Pikat kryesore te Kodit Etik
Neni 3
Parimi i besueshmerise dhe solidaresise. Anetari i Keshillit te Ministrave duhet te respektoje vendimet e marra ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave, te ofroje mbeshtetjen e tij ne publik per te gjitha vendimet e qeverise, pavaresisht nese ai ka marre pjese ose jo ne mbledhje, apo nese ka votuar “pro” ose “kunder” ketij akti.
Transparenca dhe llogaridhenia. Anetari i Keshillit te Ministrave, nese e kerkon interesi publik dhe kur kjo nuk eshte ne kundershtim me ligjin, informon dhe pergjigjet kur eshte rasti per te gjithe veprimtarine e tij si funksionar publik.
Anetari i Keshillit te Ministrave, pas marrjes se vendimit duhet te shmange ne publik cdo shprehje mospajtimi dhe te mbroje ose te perkrahe vendimet e arritura, si dhe duhet te ruaje konfidencialitetin e mendimeve, vleresimeve te debateve e te raportimeve, te shprehura ne Keshillin e Ministrave dhe komitetet nderministrore, si dhe nepermjet korrespondences.
Neni 6
Ceshtjet, qe jane ne kompetence dhe nen pergjegjesine e nje ministrie te vetme dhe te cilat normalisht nuk sillen per shqyrtim ne Keshillin e Ministrave ose ne ndonje komitet nderministror, perjashtimisht mund te paraqiten kur ministri deshiron te informoje koleget e tij ose te keshillohet me ta. Kjo gje lihet ne diskrecionin e ministrit perkates.
Neni 8
Anetari i Keshillit te Ministrave nuk mund te beje publike mendimet ne lidhje me ceshtje, te cilat paraprakisht jane ose mund te jene objekt i shqyrtimit ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave, ne mbledhjen e nje komiteti nderministror ose nga ndonje organ tjeter ne varesi te Keshillit te Ministrave.
Neni 14
Veprat publike dhe cdo produkt i veprimtarise qeveritare, qe realizohet me fonde publike, mund te perdoren per publicitet dhe ne reklamat e qeverise, por nuk duhet te prezantohen si merite e nje apo disa partive politike.
Neni 15
Ne menyre qe te garantohet bashkerendimi i efektshem i punes se kabinetit qeveritar, per permbajtje dhe kohen e te gjitha prononcimeve madhore, fjalimeve, deklaratave per shtyp dhe nismave te reja duhet, per sa eshte e mundur, te merret pelqimi i Zyres se Komunikimit, prane Keshillit te Ministrave.
Anetari i Keshillit te Ministrave duhet te beje kujdes qe deklaratat e tij te perputhen me programin dhe qendrimet politike te qeverise. Ai duhet te tregoje kujdes te vecante gjate trajtimit te tematikave, te cilat hyjne te pergjegjesite dhe kompetencat e ministrive te tjera. Ne nje rast te tille, perpara se te prononcohet, ai duhet te informohet dhe te sqaroje ceshtjen me ministrin perkates.
Anetari i Keshillit te Ministrave mund te botoje mendime, komente, opinione ne media te ndryshme, por me kusht qe permbajtja e tyre te mos bjere ndesh me parimin e besueshmerise dhe solidaresise. Shperblimet per keto botime u kalojne organizatave sociale apo institucioneve qe merren me zhvillimin e programeve te ndihmes dhe perkrahjes ose institucioneve te ndryshme arsimore.
Neni 19
Anetari i Keshillit te Ministrave ndalohet te ngreje nje padi civile dhe/ose te beje nje kallezim penal kundrejt nje medieje te caktuar apo perfaqesuesit te saj pa marre me perpara miratimin e Kryeministrit ose te Keshillit te Ministrave.
Kufizimet per anetarin e Keshillit te Ministrave
Neni 29
Dhuratat, favoret, premtimet dhe trajtimet preferenciale
1. Eshte e ndaluar qe nje anetar i Keshillit te Ministrave te kerkoje ose te marre, ne menyre te drejtperdrejte a te terthorte, dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, te cilat i jepen per shkak te pozicionit te tij, nga nje person fizik, juridik ose privat.
2. Anetari i Keshillit te Ministrave, qe ka dyshime nese eshte ne kushtet e ndalimit te percaktuar ne piken 1, te ketij neni, duhet te kerkoje keshillen e Komisionit te Etikes dhe/ose ILDKPKI-se.
3. Dhuratat, qe i jepen anetarit te Keshillit te Ministrave, ne ushtrim te funksionit te tij ministror, kalojne ne pronesi te shtetit. Perjashtohen nga ky rregull dhuratat me karakter simbolik.
4. Anetari i Keshillit te Ministrave mund te pranoje dhurata nga:
a) te afermit dhe familjaret, pervec rasteve kur ato implikojne nje detyrim/obligim, qofte edhe ne dukje (prima facia);
b) vartesit dhe punonjesit e tjere, per raste te vecanta dhe vetem kur vlera e tyre eshte simbolike;
c) miqte, me kusht qe dhenia e dhurates qartesisht te mos lidhet me ofrimin e nje favori per dhuruesin.
5. Dhurata, qe i jepet anetarit te Keshillit te Ministrave, regjistrohet ne nje regjister, i cili mbahet nga sekretari i pergjithshem i ministrise perkatese.
Udhetimet
Anetari i Keshillit te Ministrave duhet te organizoje udhetime efikase dhe me kosto efektive. Si rregull, transporti zyrtar nuk duhet te perdoret per udhetimet qe lidhen me ceshtje partiake apo qellime private, me perjashtim te rastit kur ato justifikohen mbi baza sigurie.
Vizitat jashte shtetit
1. Anetari i Keshillit te Ministrave duhet:
a) te mbaje pergjegjesi personale ne miratimin e madhesise dhe te perberjes se delegacioneve ministrore, per te cilat ministria e tij eshte pergjegjese, duke i mbajtur delegacionet ne numer sa me te vogel qe te jete e mundur.
b) te informoje per shpenzimet, per udhetimet jashte shtetit, jo me vone se 30 dite nga data e paraqitjes se kerkeses nga subjekti i interesuar.
Perdorimi i makinave zyrtare
1. Ndalohet perdorimi i automjeteve zyrtare per qellime private, pervec rastit kur kjo lidhet me sigurine personale dhe te familjes se anetarit te Keshillit te Ministrave. Ne kete rast, kostot e perdorimit te automjetit paguhen nga anetari i Keshillit te Ministrave.
2. Kur eshte e mundur, ministrat nxiten qe te perdorin transportin publik.
Neni 36
Shpenzimet per bashkeshortin/bashkejetuesin e nje anetari te Keshillit te Ministrave, kur ata shoqerojne ministrin per detyrat zyrtare te ketij te fundit, mund te mbulohen nga fondet publike, me kusht qe te jete e qarte se shoqerimi i ministrit nga ai/ajo eshte ne interesin publik. Pelqimi i Kryeministrit duhet te merret ne cdo rast para udhetimit.
Neni 37
1. Anetari i Keshillit te Ministrave, te cilit i perfundon mandati, perfshire edhe ai i deputetit, nuk ka te drejte per 1 (nje) vit te emerohet ne pozita drejtuese apo te perfshihet ne kontrollin e shoqerive tregtare, publike apo private, nese gjate periudhes 2 (dy) - vjecare para perfundimit te ushtrimit te funksionit publik, ka qene drejtperdrejt i implikuar me veprimtarine tregtare te ketyre shoqerive.
Neni 38
1. Komisioni i Etikes, pas fillimit te ceshtjes qofte edhe kryesisht bazuar ne informacionet ne media, ne ankesat apo cdo burim tjeter te ligjshem, nepermjet interpretimit te normave te Kodit Etik Ministror dhe te normave ligjore qe rregullojne sjelljen e anetareve te Keshillit te Ministrave, vlereson nese rasti perben shkelje te ketij Kodi.
Neni 40
1. Anetari i Keshillit te Ministrave qendron ne detyre per aq kohe sa gezon besimin e Kryeministrit. Ky i fundit vlereson standardet e sjelljes qe pritet te mbahen nga ana e ministrit dhe vendos per masat, qe do te ndermerren ne rast te thyerjes se ketyre standardeve.
2. Komisioni i Etikes, pasi del ne perfundimin se kemi te bejme me nje thyerje te Kodit Etik Ministror, ia ben ate me dije Kryeministrit nepermjet nje akti me shkrim. Ne kete rast, masat disiplinore qe mund te jape Kryeministri jane:
a. Verejtje; b. Paralajmerim per shkarkim nga detyra; c. Fillimin e procedurave per shkarkim nga detyra.