E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Institucione moderne per te luftuar korrupsionin

Kryeministri Edi Rama deklaron se lufta ndaj korrupsionit do te nise me modernizimin e institucioneve. Ne nje interviste dhene gjate vizites se tij ne Bruksel, per rrjetin televiziv Euronews, Rama tha se korrupsioni vjen si pasoje e mosfunksionimit te sistemit dhe nuk gjendet ne ADN-ne e njerezve. “Une mendoj se korrupsioni eshte rezultat i mosfunksionimit te sistemit dhe nuk eshte ne ADN-ne e njerezve. Nese ju merrni nje shqiptar ne administraten britanike, ai nuk do te beje kurre korrupsion, pasi kushtet dhe sistemi nuk eshte i tille. Por nese ne marrim njerez nga ky vend te punojne ne Shqiperi, atehere ka shume shanse qe ai te korruptohet”,- u shpreh Kryeministri Rama. Kryeministri ka shtuar se per te shmangur fenomenet negative do te synohet modernizimi i komunikimit dhe institucioneve. “Per ne eshte gjithcka e qarte. Reformat vijne permes modernizimit. Ne duhet te modernizojme institucionet, sherbimet, te modernizojme menyren se si komunikojme. Ne po shpresojme qe t’i bejme keto gjera dhe do t’i bejme”,-u shpreh Kryeministri Edi Rama. I pyetur per refuzimin e disa vende te Bashkimit Europian, per zgjerimin e metejshem te unionit, Rama tha se kundershtite vijne per arsye me te medha sesa korrupsioni qe kane vendet kandidate. “Korrupsioni ka zhgenjyer jo vetem popullin tone, por edhe nje sere popujsh qe jetojne rreth nesh. Nese zgjerimi i BE-se refuzohet, atehere ky zhgenjim do te mbetet i perhershem nder familjet shqiptare, serbe, maqedonase dhe malazeze. Une mendoj se cdo vend qe i ben oponence zgjerimit te BE-se, e ben kete per arsye me te medha se korrupsioni. Keto jane ceshtje politike qe lidhen me zhvillimet ne Europe”,- u shpreh Rama. Pyetjes se cfare mund ti ofroje Shqiperia Bashkimit Europian me anetaresimin e saj, Rama ju pergjigj se Shqiperia mund te sjelle ne BE energji pozitive dhe entuziazem. “Edhe pse ishte mjaft e lodhshme, Kroacia arriti me ne fund te hynte ne BE. Por, nga ana tjeter, Shqiperia eshte vendi me evropian ne te gjithe kontinentin. Shqiptaret e shohin me mjaft pozitivitet Bashkimin Europian. Pra nese ne arrijme te anetaresohemi, do te sjellim energji pozitive dhe entuziazem”,- u shpreh Rama. Pyetjes se si e parashikonte procesin e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian, Rama ju pergjigj se ne 10 vitet e ardhshme shpresonte qe vendi te ishte anetar i BE-se. “Ne kemi bere progres mjaft te madh, por ka ende shume pune. Une shpresoj shume qe ne 10 vitet e ardhshme, ambicia jone te permbushet dhe Shqiperia te jete anetare me te drejta te plota ne Bashkimin Europian”,- u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›